Të paktën 4 policë kanë humbur jetën në Dallas pasi janë qëlluar për vdekje me snajper. Protestat u nxitën nga vrasjet e Philando Castile në Minesota dhe Sterling Alton në Luiziana. Sipas Policisë së Dallasit një i dyshuar është arrestuar ndërkohë personi tjetër është dorëzuar.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i cili ishte fshehur në një ndërtesë dhe ka qëlluar me snajper ndaj efektivëve. Sipas shefit të Policisë, Brown, nga ngjarja 7 policë të tjerë janë plagosur, nga të cilët dy janë në kirurgji, ndërsa njëri është në gjendje kritike për jetën.






















