Marshi protestues nisi përpara qeverisë dhe vazhdoi përreth Zyrës Popullore të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov ndërsa përfundoi para shtëpisë ligjvënëse. Organizatorët e protestave porositën se do të protestojnë derisa është e nevojshme. Theksuan se nuk heqin dorë nga kërkesat, siç thanë për ruajtjen e Maqedonisë multietnike dhe unitare.
Qytetarët e tubuar me pankarta dhe flamuj në duar kërkuan zgjedhje të reja dhe zbatimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, duke theksuar se “askush nuk guxon të ndërhyjë në punët shtetërore të Maqedonisë”.
Organizatorët potencuan se populli është unik dhe se nuk do të lejojë që të zgjedhet siç thanë kryetari i Parlamentit përmes platformës shqiptare.






















