Bashkimi i Sindikatave fton qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së 22 nëntorit në Tiranë, kundër rritjes së çmimit të energjisë, mosrritjes së pagave dhe pensioneve dhe vendosjes së taksave të reja.
Kreu i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja tha se nga 22 nëntorit do të zhvillohen protesta masive në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
22 nëntori do t’i bashkojë shqiptarët për të protestuar kundër cdo mase të qeverisë që po i varfëron dhe po i con drejt pasigurisë.
Është kjo thirrja e rradhës që drejton kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Gëzim Kalaja.
Protesta e paralajmëruar do të ketë edhe mbështetjen e opozitës.
Nëse qeveria nuk do të reagojë për dialog në tryezë, kreu i Bashkimit të Sindikatave, njofton se zëri kundër rritjse së çmimit të energjisë, mosrritjes së pagave dhe pensioneve dhe vendosjes së taksave të reja, do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.