• Latest
  • Trending
  • All

Protesta, alternativë

17/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Protesta, alternativë

17/03/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Besart Kadia

Po shkëpus një hyrje të shkrimit të bërë në gazetën “The Times” të Londrës më 28 gusht 1963, si për të kujtuar se raportimi ditor i një proteste nuk arrin dot të përpunojë mjaftueshëm rëndësinë apo pasojat politike e historike të saj.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Dje u mbajt demonstrata më e madhe e Negro-ve që nga heqja e skllavërisë për të kërkuar liri tani. Washingtoni ishte i zbrazur ku të bardhët ndenjën në shtëpi, baret u mbyllën, zyrat u zbrazën dhe me mijëra policë dhe ushtarë ishin gati për çdo gjë”.

Eventualisht, vazhdon raportimi i “The Times”, gjithçka shkoi mirë, pavarësisht se njerëz vazhdonin të vinin nga e gjithë Amerika për t’iu bashkuar protestës. Në po këtë ditë Martin Luther King mbajti fjalimin e tij të famshëm, “Unë kam një Ëndërr”, por që “The Times” nuk e gjykoi të rëndësishme për ta raportuar atë të nesërmen.

Së pari, mundet të thuhet që 25 vjet nga lirimi i shqiptarëve nga skllavëria shpirtërore, materiale e politike që i vendosi komunizmi, dje ndoshta ishte protesta më e madhe e mbajtur në sheshet e Tiranës, e organizuar nga një parti politike.

Por si Washingtoni 52 vjet më parë, Tirana dje ishte po në ankth se mos përsëritej një 21 janar i dytë. Qyteti u paralizua e bizneset u mbyllën, e rrugët u zbrazën pasi e gjithë retorika e Qeverisë të shtynte të besoje se opozita ishte e frustruar, pa logjikë e që liderët e saj duheshin kuruar nga mendtë. Asnjëra nga këto nuk ndodhi dhe protesta në 30 minuta arriti qëllimin e saj, duke çliruar qytetarët nga një ankth i vërtetë: se politikanët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për pushtet.

Së dyti, demokracia e institucionet politike të saj jo gjithnjë u japin zgjidhje interesave të qytetarëve të saj. Amerika e 1963 ishte shteti më demokratik në botë e udhëheqësi i lirisë botërore, e sërish 200 mijë prej qytetarëve të saj e panë me rëndësi të përdornin protestën si mjet politik.

Shqipëria në 25 vjet po përpiqet të ndërtojë institucione demokratike e në këtë përpjekje dje u arrit njëra prej tyre: protestat popullore janë politike dhe duhen përdorur paqësisht dhe kur shteti mundet të ketë hyrë në krizë institucionale.

Së treti, dhe më e rëndësishmja, dje u rrëzua një mur artificial i ndërtuar pas rënies së komunizmit, që i ndante shqiptarët në të majtë, të mirë e qytetarë, e në të djathtë, të këqij e agresivë. Studime të bëra në fushën e ekonomiksit të sjelljes tregojnë se ndryshe nga modelimi shkencor, njerëzit nuk janë racionalë në zgjedhjet e tyre.

Ata nuk përdorin tërë informacionin që kanë dhe të bëjnë zgjedhje të kujdesshme mbi përfitimet dhe kostot nga vendimi i tyre. Studimet tregojnë se njerëzit u japin një vlerë shumë më të madhe ekonomike objekteve që kanë në posedim dhe për këtë arsye pëlqejnë status-quon, pavarësisht se nga ndryshimi mundet të marrin një përfitim më të madh ekonomik.

Kjo mundet të shpjegojë pse më shumë se 70% e qytetarëve nuk ndryshojnë bankë, pasi e kanë zgjedhur atë, pavarësisht përfitimeve që mund të merrnin nga një bankë tjetër.

Dhe kjo fushë e ekonomisë së sjelljes po përdoret gjerësisht dhe në shkencat politike për të kuptuar sjelljen e votuesve. Një prej tyre është zemërimi i elektoratit. Studime tregojnë se, në rast se votuesi është i inatosur, atëherë ai ka shumë pak gjasa të dëgjojë për alternativat e kandidatëve dhe të jetë racional në zgjedhjen e tij.

Kështu, fushata e qershorit 2013 u nda në town-halls të kryeministrit Berisha, me fakte për ekonominë, për reformat, për rrugët e shtruara, për integrimin në BE, e në takime folklorike të kryeministrit Rama për shkatërrimin që i ishte bërë Shqipërisë, për korrupsionin e pushtetarëve, për arrogancën e tyre, pra me pak fjalë, duke e bërë votuesin të inatosur e zemëruar me politikën dhe të votonte pa ndonjë diskriminim për alternativat qeverisëse.

Protesta e djeshme theu këtë traditë të politikës vendase, ku opozita nuk ra në grackën e protestës së dhunshme, pavarësisht se kushtet politike ishin të njëjta me ato të 21 janarit 2011.

Protesta e djeshme theu një mur të ngritur me fanatizëm nga të majtët në 25 vjet se e djathta është kërcënim.

Heqja e frikës si faktor në politikën shqiptare do ta rivendosë dhe njëherë qytetarin dhe interesin e tij në rend të parë, dhe pas kësaj proteste PD-ja i hoqi frikën qytetarit nga politika e në këtë mënyrë ajo bëhet lehtësisht, dhe për votuesit e majtë në vend, një parti alternative qeverisëse.

Previous Post

3140 SHQIPTARË U PËRGJUAN VITIN E KALUAR

Next Post

A fle Rama në shtrat me krimin?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

A fle Rama në shtrat me krimin?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.