Pas viteve ‘90 në Shqipëri u shfaq fenomeni i trafikimit të qenieve njerëzore, me qëllim prostitucionin. Kryesisht viktima të këtij aktiviteteti ishin vajza shqiptare, por të trafikuara jashtë vendit.
Prostitucioni brenda kufirit shqiptar shfaqet ndjeshëm pas viteve 2000. Si një veprimtari ilegale, por fitimprurëse.
Në një artikull të botuar në të përditshmen “Panorama”, thuhet se, në Tiranë kushdo që kërkon mund të blejë seks, që varion në çmimet bazë nga 50-100 euro.
Sipas këtij artikulli mënyra me të cilët mund të sigurohen këto vajza janë shoferët e taksive që punojnë gjatë natës, recepsionistët e hoteleve (ashtu si në shumë vende të tjetra të Evropës) apo prostitutat e rrugës që shihen kryesisht në qendër të qytetit, çmimi i të cilave varion nga 3-12 euro.
Klubet e natës apo qendrat e masazheve, duket se gjithashtu janë vende ku mund të sigurohen vajza për seks me pagesë.
https://www.youtube.com/watch?v=ut4J3ifPq8g?feature=oembed&w=640&h=360






















