Me date 23 korrik u promovua ‘London Thames Orchestra’ nje orkester e re profesionale e krijuar dhe drejtuar nga muzikanti shqipetar Olsi Qinami.
London Thames Orchestra ose LTO sic e quajne shkurt muzikantet, eshte krijuar kete vit me muzikante nga vende te ndryshme te botes si USA, UK, Itali, Spanje, Finlande, Poloni, Hungari etj qe jetojne dhe punojne ne Londer.
Nje nga vecantite e koncertit ishte qe vete muzikantet prezantonin pjeset qe interpretoheshim, praktike qe zakonisht behet nga Dirigjenti. Olsi shpjegon se ka shume deshire qe te kete lidhje midis muzikanteve dhe audiences dhe prezantime i pjeseve nga vete muzikantet e orkestres e mundeson kete gje, gjithashtu ai thote qe orkestra e ka si qellim qe te promovoje kompozitore te rinj.
Fale punes shume te mire, koncerti pati shume sukses, gje qe dukej dhe duartrokitjet e gjata ne fund te koncertit. Olsi po punon per koncertin tjeter qe do jete afer fundit te ketij viti dhe do te vihen ne skene premiere vepra te kompozitoreve Shqipetare. Ai thote qe e ka enderr qe te dirigjoje veprat shqipetare me Orkestren e tij ne Londer dhe i kerkon te gjithe shqipetareve per mbeshtje sado qe te jete e mundur per te realizur kete koncert. Nqs doni te jeni ne kontakt me koncertet e orkestres mund ta gjeni faqen e orkestres ne facebookhttps://www.facebook.com/londonthamesorchestra/ gjithashtu dhe website http://www.londonthamesorchestra.com/






















