Ndonëse për këtë nuk po pajtohet familja Dehari e as VV, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha, ka thënë se do të vazhdojnë hetimet.
“Ne jemi duke i vazhduar hetimet për rastin Dehari. Prokurori i rastit po merret me hetimet. Ne për hetime të tilla bazohemi vetëm në ligjet në fuqi”, ka thënë Hoxha. I pyetur nga “Zëri”, nëse duhet marrë parasysh kërkesën e familjes Dehari që hetimet të ndërpriten ai ka thënë se si prokurori kanë hierarkinë dhe veprojnë vetëm sipas ligjeve.






















