• Latest
  • Trending
  • All

Prokuroria jep pretencën: Shpëtim Gjika të dënohet me 4 vjet burg

07/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Prokuroria jep pretencën: Shpëtim Gjika të dënohet me 4 vjet burg

07/10/2014
in Lajme, Vendi

Prokuroria e Vlorës kërkon dënimin me 4 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 vjetësh, për kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, i akuzuar për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve të personit që ka për detyrë t’i lëshojë” (dy herë), e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, për të njëjtën akuzë, Prokuroria kërkon dënimin me 3 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 vjet për shtetasen Eleni Dardhaj, punonjëse e Bashkisë Vlorë. Në kuadër të këtij gjykimi, prokuroria kërkon dënimin me 2 vjet e gjashtë muaj burg për shtetasin Blerdi Liçaj dhe me nga dy vjet burgim për shtetasit Gëzim Feta dhe Gentian Sherifaj, të tre të akuzuar për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Për Prokurorinë e Vlorës, dy zyrtarët e Bashkisë Vlorë kanë falsifikuar dy proces-verbale të mbledhjeve të Këshillit të Rregullimit të Territorit, në bazë të të cilave u janë dhënë leje ndërtimi disa shtetasve bashkëpronarë dhe një shoqërie ndërtimi.

Në përfundim, Prokuroria kërkon nga gjykata që të shpallë fajtor shtetasit e sipërpërmendur, si edhe të urdhërojë prishjen e objektit të ndërtuar nga shoqëria “Deco System” sh.p.k në vendin e quajtur “Tre Racat”, Vlorë, si edhe prishjen e objektit të ndërtuar nga shoqëria “EN-BJO” sh.p.k, e ndodhur pranë Portit Detar Vlorë, dy objekte për të cilat prokuroria deklaron se janë ndërtuar në bazë të lejeve dhe dokumenteve të tjerë të falsifikuara dhe që janë provuar si të tilla gjatë këtij gjykimi.

DOSJA E PROKURORISE
Hetimet ndaj kryebashkiakut Shpetim Gjika kanë nisur që në shkurt të 2013-ës, për t’u finalizuar me marrjen e tij dhe disa personave të tjerë si të pandehur. Sipas prokurorisë, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë çështje penale, është arritur në përfundimin se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, të datës 24.03.2010 dhe të datës 15.07.2010.

I pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, ka lëshuar vendimet me nr.1/11, datë 24.03.2010, dhe nr.4/3, datë 15.07.2010, që janë dokumente të cilat kanë në përmbajtjen e tyre rrethana të rreme, pasi dy sheshet e ndërtimit dhe dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë marrë në shqyrtim dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë.

Procesverbali i mbledhjes së KRRT-së së datës 15.07.2010, si dhe vendimi i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, me nr.4/3, datë 15.07.2010, bën fjalë për miratimin në lagjen “29 Nëntori”, të sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për kompleks banimi dhe shërbimi 13 kate, me parkim nëntokë, me pronarë të truallit të pandehurit Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati, Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj. Vendi për të cilin është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në bulevardin qendror Vlorë-Skelë, në afërsi të teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tre Racat”, Vlorë.
Procesverbali i mbledhjes së KRRT-së së datës 24.03.2010, si dhe vendimi i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, me nr.1/11, datë 24.03.2010, bën fjalë për miratimin e sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për një godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papafingo, me një kat nëntokë, në lagjen “Pavarësia”, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues “EN-BJO” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj.

Vendi për të cilin është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë.
Këto dokumente me rrethana të rreme janë përdorur nga të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, ndërsa të pandehurit Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj, Artan Ferati, si dhe i pandehuri Gëzim Feta, kanë bashkëpunuar me të pandehurit Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, sipas episodeve përkatëse, për kryerjen e ndërtimit të objekteve në mënyrë të paligjshme, duke ditur që nuk kanë marrë në formën e parashikuar nga ligji ndonjë vendim nga organet kompetente për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit si dhe vendim për miratimin e lejes së ndërtimit.

Lidhur me rrethanat e mësipërme, të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga personi që e ka për detyrë, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë. Të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, të kryera në bashkëpunim.

Të pandehur:
Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë Vlorë
Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë
Akuzuar për “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim
Gentian Sherifaj, përfaqësues ligjor i subjektit ndërtues “EN-BJO” sh.p.k
Blerdi Liçaj, përfaqësues ligjor i subjektit ndërtues “Deco System” sh.p.k
Gëzim Feta, pronar i truallit në lagjen “Pavarësia” ku është ndërtuar godina 6-katëshe
Akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer në bashkëpunim

Previous Post

Berisha sulmon Ramën: I sëmurë psikik, fajtor për gjendjen ekonomike

Next Post

Basha: Dyfishimi i azilkërkuesve në BE, shkak varfëria – Rama ka zgjedhur të luftojë shqiptarët

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Basha: Dyfishimi i azilkërkuesve në BE, shkak varfëria – Rama ka zgjedhur të luftojë shqiptarët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.