Referuar lirimit të Shpëtim Gjikës, një hetim dhe më i hollësishëm ka nisur në këtë drejtim. Burime të Prokurorisë së Vlorës kanë thënë për “Panorama” se kanë nisur verifikimet për një plan të parapërgatitur për zbutjen e masës së sigurisë, për kryetarin e Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika.
Sipas Prokurorisë, kjo gjëndje e rënduar shëndetësore është vlerësuar e dyshimtë nga ana e Prokurorisë së Vlorës, e cila ka pasur kontakte me Gjikën ditët e fundit dhe ka konstatuar se ka qënë në gjëndje të mirë shëndetësore.
















