Në prokurorinë e BeH thonë se e kanë ‘hartuar lëndën në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës’.
Serbët e Bosnjës votuan me shumicë dërmuese për të shënuar 9 janarin si Ditën e Shtetësisë, në një referendum kundërthënës që u zhvillua më 25 shtator në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Referendumi u kundërshtua nga autoritetet në Sarajevë, që e cilësuan si anti-Dayton dhe një akt kundër kushtetues. Kundër referendumit janë shprehur edhe Këshilli Drejtues për zbatimin e paqes (PIC), Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ambasada e SHBA-së, Bashkimi Evropian dhe vendet fqinje Kroacia e Serbia.






















