Zbardhen Rregulla, kushte dhe procedura të reja për strehimin e familjeve të pamundura, pra që kanë nevojë për strehim dhe ndihmë nga shteti. Ministria e Zhvillimit Urban ka përgatitur një projektligj për mënyrat e sigurimit, të shpërndarjes, të administrimit dhe të planifikimit të programeve sociale për strehimin, me fuqi vepruese në të gjithë territorin e vendit. Sipas draftit nga programi i strehimit përfitojnë individët që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të që nuk kanë në pronësi një banesë, kanë mbetur të pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, i prishjes së objekteve apo i zhvendosjeve dhe dëbimeve me forcë.
Përfitojnë gjithashtu strehim familjet që kanë një banesë të vjetër në rrezik shembjeje ose një banesë që i nënshtrohet një plani rregullues për shkak të vjetërsisë së saj. Por, projektligji parashikon që në programin e strehimit përfshihen vetëm familjet që kanë të ardhura të pamjaftueshme.
Projektligji parashikon që familjet që kanë përparësi, janë sigurisht familjet që nuk kanë një banesë, banojnë në banesa të mbipopulluara, rrezikojnë të mbeten të pastreha, familjet një prindërore, të moshuarit, familjet me më shumë se 4 fëmijë, emigrantët e rikthyer, familjet e policëve të rënë në detyrë, viktimat e dhunës familjare etj.















