Ai arriti famën për sqarimin e tij, lidhur me ndikimin që ka shkrirja e shtresave të akullit në detërat që e rrethojnë atë pjesë, si në Grenlandë dhe Antarktidë. Efekti është sqaruar qindra vite më parë, por “njerëzit harruan sa i madh ishte”, ka thënë Mitrovica.
Nëse shtresat e akullit në Grenlandë do të shkriheshin krejtësisht, niveli i detit do të ngritej për 20 deri në 50 metra në bregun më të afërt. Akulli shkakton shtytje gravitacionale në ujërat rrethurese. Kur ai shkrin kjo peshë bie dhe ai lëviz nga shtresa, duke bërë që niveli i detit të bjerë deri në 2 mijë kilometra distancë, ndërsa ngritet gjithkund tjetër, jashtë kësaj rrezeje. Efekti shumëfishon rritjen e nivelit në oqeane, në korrelacion me nivelin e ujit të kripur, thuhet ndër të tjera në shkrimin e publikuar në revistën prestigjioze.






















