• Latest
  • Trending
  • All

Producentët, deputetëve: Mos e votoni projektligjin për Kinematografi

03/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Producentët, deputetëve: Mos e votoni projektligjin për Kinematografi

03/08/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme
Kjo letër është nënshkruar nga 27  anëtarë të Shoqatës së Producentëve të Kosovës.

Letra e plotë e Shoqatës së Producentëve të Kosovës:

– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse ka gabim në formulim të asaj se çfarë quhet vepër kinematografike vendore ( Neni 3, pika 1.7), gjë që mundëson që filmat Kosovarë, të punuar nga autorë kosovarë dhe të financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës të mos cilësohen si filma vendor por të huaj.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 51 praktikisht e lejon ndryshimin e destinacionit të kinemave, duke thënë se kinemasë mund t’i ndryshohet veprimtaria në rast se paguhet një gjobë prej 20.000 eurosh. Ju e dini se sa e lehtë është të bartet një gjobë 20.000 euro për një ndërmarrës apo ndërtues, duke e ditur që gati të gjitha objektet e kinemave në fjalë janë në qendër të qyteteve. Ligji për kinematografi duhet ta ketë një kapitull të veçantë për rifunksionalizimin e kinemave ekzistuese dhe hapjes së kinemave të reja nëpër qytete të Kosovës dhe  jo të ofrojë mundësi ligjore për zhdukjen e atyre pak kinemave që ekzistojnë tani.

– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 14 propozon që Kosovafilmi të shuhet e të themelohet një institucion i ri, me ç’rast të gjitha pronat (negativët e filmave kosovarë që janë prodhuar para dhe disa pas lutës) do të humben, sepse do të mbesin pa pronar. Kjo do të thotë që Kosova do të heqë dorë nga pronësia e të gjith filmave, që ka prodhuar deri më tani dhe se historia e filmit (edhe ashtu shumë e shkurtër e Kosovës) do të fillojë vetëm nga paslufta.

– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse nuk i mbron pronat që posedon Kosovafilmi (vendi që ne tani e njohim si “Film City” në Arbëri ). Ato prona do t’ia mohojë industrisë së filmit dhe do t’i zhvendosë diku tjetër.

– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 24 pika 3 në lidhje me zgjedhjen e drejtorit të QKK-së ka paragjykim lidhur me çështje që thjeshtë rregullohen me ligje të tjera.

– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse me Nenin 25 Qendrës Kinematografike të Kosovës nuk i lejohet të mbështesë aktivitete plotësuese kinematografike, të cilat janë të domosdoshme për ngritjen e kapaciteteve të industrisë së filmit në Kosovë, si edukimi, rrjetëzimi, promovimi, festivalet etj.

– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 12 kufizon që juria vlerësuese të jetë vetëm vendore. Një kufizimi i tillë është izolim dhe mbyll mundësitë e vlerësimit të projekteve edhe nga ndonjë ekspert ndërkombëtar. Një prej arsyeve pse kinematografia Kosovare ka lulëzuar viteve të fundit me filmin “SHOK”, “Babai”, “ Tri dritare dhe një varje”,  “Ballkoni”, “Kolonat”, etj që i kanë sjellë Kosovës me qindra shpërblime ndërkombëtare, ka qenë pikërisht vlerësimi nga një juri e përzier ekspertësh kosovarë e ndërkombëtarë.

– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse afatet për realizimin e veprës filmike (Neni 39) nuk marrin parasysh natyrën e prodhimit të filmave të pavarur në Evropë dhe janë të pamundshme për t’u arritur as për producentët më të suksesshëm të rajonit dhe të perëndimit. Mbi të gjitha këto afate nuk përputhen as me Konventën Evropiane për Koproduksione, gjë që krijon pamundësi të bashkëprodhimeve me shtetet e tjera, pa të cilat kinematografia moderne nuk mund të ekzistojë.

Të nderur Deputetë të Kuvendit të Kosovës, ky ligj nuk duhet të votohet, sepse i tillë siç është formuluar tani, nuk e mbron dhe promovon kinematografinë, porse bën të kundërtën!!! Dhe këtë, pikërisht tani, kur jemi në një periudhë kur kinematografia kosovare më në fund po fillon të arrijë suksese të mëdha në botë dhe atë në festivale të Kategorisë A. Pikërisht tani kur filmat e fundit të Kosovës kanë marrë pjesë dhe çmime në Karlovy Vary Film Festival, në Venecia Film Festival, në Sarajevo Film Festival, në Aspen Film Festival, Tribeca, Sundance Film Festival e shumë e shumë të tjerë. Pikërisht tani kur filmi Shok u nominua për Oscar. Pikërisht tani kur është rritur buxheti i Qendrës Kinematografike, po punohet për formulim të rregullores mbi lehtësirat financiare për të tërhequr produksionet e huaja të vijnë dhe të xhirojnë në Kosovë. Gjithë këto zhvillime për çfarë? Për një ligj që në çd o të dytin nen të kufizon dhe të pengon të zhvillohesh si kineast. Deputetë, ky ligj nuk duhet të votohet.

Tags: albanian
Previous Post

ISIS ther një grua shtatzënë dhe rrëmben katër fëmijët e saj

Next Post

Qentë endacak sulmojnë një prishtinase, Shpend Ahmeti merret me demarkacionin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Qentë endacak sulmojnë një prishtinase, Shpend Ahmeti merret me demarkacionin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.