Mirela Ruko, vajza 24-vjeçare që i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla, është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës.
Studentja akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe prishje të qetësisë publike.
Sipas Kodit Penal, 24-vjeçarja rrezikon dënimin me 5 vite burg në rastin më të keq, ose dënim me gjobë.
Mirela Ruko u shoqërua dje në komisariat dhe u la e lirë pas 8 orësh. Studentja i hodhi salcë në kokë dje ministres Lindita Nikolla gjatë një aktiviteti tek ‘Piramida’.















