• Latest
  • Trending
  • All

Procedimi në Kuvend i demarkacionit i varur nga Lista Serbe

18/03/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Procedimi në Kuvend i demarkacionit i varur nga Lista Serbe

18/03/2017
in Aktualitet, Lajme

Aktualisht, është një numër deputetësh nga partitë në pushtet, ata të opozitës si dhe mungesa e Listës Serbe, po e pamundësojnë ratifikimin e demarkacionit.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se edhe pse është duke u punuar në ketë drejtim, nuk dihet saktë se kur Qeveria do ta dërgojë në Kuvend draftligjin për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ai ka bërë të ditur se aktualisht janë duke u bërë përpjekje për kthimin e përfaqësuesve të subjektit politik, Lista Serbe në institucionet e Kosovës.

“Ne po shpresojmë që ata do të kthehen, sepse ka indikacione pozitive, por siç duket problem është Beogradi, i cili ushtron ndikime negative në ta. Nëse Lista Serbe kthehet dhe vota e tyre është pozitive, unë besoj se me partitë tona, do të kemi aty-këtu deputetë që do të votojnë kundër, por prapëseprapë besoj se do ta arrijmë numrin”, ka theksuar Gecaj.

Ratifikimi demarkacionit, si marrëveshje ndërkombëtare, kërkon të paktën 80 vota të deputetëve.

Debatet për dhe kundër marrëveshjes aktuale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare kanë vazhduar dhe pritet që një frymë e tillë të përcillet edhe në seancën e Kuvendit, kur Qeveria ta riprocedojë demarkacionin për ratifikim.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar deputetet e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë demarkacionin, në mënyrë që t’u mundësohet qytetarëve të vendit lëvizja e lirë pa viza, drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas Thaçit, komisionet profesionale që kanë punuar për matjen e territorit të Kosovës, kanë dhënë argumente të mjaftueshme që të besohet që Kosova nuk ka humbur territor me Marrëveshjen e demarkacionit.

“Mendoj se mbi interesat politike ditore, të partive apo të ndonjë lideri, deputetët duhet të vihen në shërbim të shtetit, në shërbim të agjendës evropiane, në shërbim të së mirës. Debati që është zhvilluar për demarkacionin ka qenë i mirëseardhur dhe ka qenë produktiv”, ka thënë Thaçi.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, është vënë si kusht i pashmangshëm për liberalizimin e vizave nga ana e Komisionit Evropian. Për këtë çështje, Thaçi ka thënë se është shumë e padrejtë nga ana e BE-së që Kosovës i është vendosur ky kusht, derisa, siç është shprehur ai, asnjë vend i Ballkanit perëndimor nuk e ka pasur këtë kusht.

Përfaqësuesit e partive opozitare në vend, vazhdojnë ta kundërshtojnë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Partitë opozitare thonë se nuk do të lejohet në asnjë formë që të rikthehet demarkacioni në versionin aktual të tij, që sipas tyre “e cenon rëndë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, duke ia humbur 8200 hektarë tokë”.

Mosmarrëveshje për këtë çështje ka edhe te deputetët e partive në pushtet [PDK-LDK]. Në të dyja grupet parlamentare ka deputetë, të cilët janë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe kundër saj.

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se pa një marrëveshje ndërmjet spektrit politik, kjo çështje vështirë se mund të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, deputetja Xhevahire Izmaku nga PDK-ja, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, Kosova është vonuar shumë dhe ajo duhet të përfundojë sa më parë.

“Çdo debat kur është politik, duhet të mbyllet me votim në Kuvend. Është zgjatur ky proces për arsye se ka pasur neglizhencë dhe besoj se ka neglizhencë nga ana e deputetëve, kolegëve të mi, deputetë. Nuk na duhet një votim i dështuar, por na duhet një proces i përfunduar. Deputetët që vijnë nga shumica, kanë obligime të dyfishta për të ecur me procese që herë, herë nuk janë shumë popullore, por na duhet t’i çojmë përpara”, ka theksuar Izmaku.

Ajo mendon se janë disa deputetë që në raste të caktuara, votën dhe qëndrimet e tyre e lidhin me çështjet që kanë të bëjnë me përfitime e tyre politike.

“Shpeshherë ka dalë që [votimi ose qëndrimet] janë bërë edhe për çështje të egos së tyre personale”, është shprehur Izmaku, duke kërkuar nga kolegët e saj që të jenë më racionalë në qëndrimet e tyre.

Kurse, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, ka theksuar se qëndrimi i tij për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi është kundër.

Ai ka thënë për Radion Evropa e Lirë se deri tash nuk ka ndonjë argument të ri që do ta bindë atë se demarkacioni është në rregull dhe se Kosova nuk po humb territor.

“Të gjitha argumentet që vijnë në vazhdimësi janë në favor të faktit që demarkacioni ose vija e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror nuk është në rregull dhe që vija e vërtetë reale është shumë më lartë në kurrizin e bjeshkëve”, ka thënë ai.

Sipas Salihajt, deputetët, të cilët e kanë kundërshtuar votimin e procesit të demarkacionit janë kërcënuar, madje siç ka thënë ai, edhe publikisht që nuk do të jenë pjesë e listave zgjedhore nga partia.

“Ne po bëjmë një sakrificë. Në kuptimin politik, ne nuk po përfitojmë, përkundrazi po humbim. Po megjithatë, ndërgjegjja ime është e atillë që pavarësisht që mund të humb apo të mos jem në listë për deputet, megjithatë nuk mund të votoj demarkacionin, sepse në vetëdijen time qëndron fakti se është gabim dhe nuk duhet bërë”, ka deklaruar Salihaj.

Komisioni shtetëror për matjen e territorit u ka dhënë garancitë e veta qytetarëve se Kosova nuk ka humbur territor me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ndërkohë, që një komision tjetër, i pavarur, ka konstatuar se me ratifikimin e demarkacionit aktual, Kosova do t’i falte Malit të Zi territor në sipërfaqe prej 70.44 kilometrash katrorë.

Matja e territorit të Kosovës është iniciuar si kërkesë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, pas akuzave të opozitës, por edhe disa deputetëve në pushtet, se me Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor.

Partitë politike opozitare vitin e kaluar patën bllokuar disa herë seancat plenare, duke përdorur edhe gazin lotsjellës dhe fishkëllima në sallën e Kuvendit, kur është tentuar të trajtohej çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi apo edhe çështje tjera që nuk janë mbështetur nga tabori opozitar.

Një debat për demarkacionin u organizua në një sallë alternative të Kuvendit në gushtin e vitit të kaluar, me përplasje ndërmjet deputetëve të pozitës e opozitës që dhanë qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua në verën e vitit 2015 në praninë ndërkombëtare, ndërkohë që Kuvendi i Malit të Zi e ka miratuar të njëjtën pak kohë pas nënshkrimit.

 

Tags: albanianedi rama
Previous Post

“Blici rrugor”, polica për një orë shpërndau  400 tiketa

Next Post

Buxheti për MFSK-në 51 milionë, për çdo vit shtohen nga 5 milionë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Buxheti për MFSK-në 51 milionë, për çdo vit shtohen nga 5 milionë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.