• Latest
  • Trending
  • All

Prizreni i bukurive antike dhe i sharmit mesdhetar!

11/06/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Prizreni i bukurive antike dhe i sharmit mesdhetar!

11/06/2019
in Kulture, Turizem

Gani Mehmetaj

Labët me grupin polifonik e kishin pushtuar Kështjellën ilire të Prizrenit. Zëri i këngëtarëve shpërndahej në errësirë, i përkëdhelte muret e vjetra, vërshonte qetas hyrjen kryesore, mbase jehona e këngës pikëllimtare shpërndahej nëpër rrugët e gurta të qytetit të vjetër. Zëri i parë i labit me qeleshe, herë ngrihej sikur lëshonte kushtrimin, herë ishte lirik, ndërsa pastaj ndiqej nga zëra të tjerë që e plotësonin, e forconin, bënin që të të kthenin shekuj prapa, atëherë kur kënga këndohej me afshe e emocione.
Atmosfera në brendësinë e kështjellës, ishte e pazakonshme, qetësuese, si në përralla. Koha qe ndalur. Dritat e mbrëmjes e skenografia, të rregulluara me shije, të ofronin intimitet e mistikë, me muret e vjetra, me rrënojat e pallateve e themelet e restauruara. Pjesa më e madhe e kureshtarëve atë mbrëmje ishin të rinj, dardanë e të huaj. Stina e verës është e këndshme në qytetin e Prizrenit. Vetëm Kështjella e Dardanisë në Nish (me dyer madhështore të restauruara), që e rindërtoi Konstantini i Madh, i bën konkurrencë me hapësirën e përshtatur për manifestime kulturore e ngjarje të shënuara. Por për visoret përtej kështjellës nuk ia kalon mbase asnjë kështjellë e Ilirisë. 
Pamja e qytetit nga kështjella është më mbresëlënëse, të ofron kënaqësi të veçantë mbrëmjeve me ndriçim, të shpalosë gërmimet arkeologjike që nxorën në sipërfaqe kulturën materiale e shpirtërore të ilirëve, të ringjallë botën antike ilire, lugina shkëlqen me lumin e dritave. Kështjella ishte vetëm pjesë e qytetit të vjetër, me vazhdimësi qytetërimi. Në bërthamën e qytetit të vjetër janë zbuluar termo- objekte të ngrohjes qendrore, pagëzimore, vendbanime antike etj. Jeta e mirëfilltë është zhvilluar në qytet. Është përshtypje e përgjithshme se ngado që të gërmosh do të dalin objekte të vjetra, faltore, objekte kulti e stoli. 
Rruga nga Fontana (Shatërvani) te portat kryesore është më e rrëpinjtë se sa në Gjirokastër, Berat apo Artanë. Shatërvani është pika ku takohen të rinjtë, ishte vendi ku dikur këngëtarët e aktorët ilirë bënin shfaqje para të pranishmëve, të mençurit (filozofët) bënin debate në freskun e natës, apo pasditeve, ushtarakët e sundimtarët mblidhnin ushtarë pasi e lëshonin kushtrimin nga maja e kështjellës. Lumbardhi i jep sharmë të veçantë, e bën qytetin më të bukur në shtetin e ri të Dardanisë. Urat me harqe të duken si të vinin drejt nga antika, elegante e të rënda njëkohësisht. Muret e gurta që e frenojnë ujin e rrëmbyer vjeshtës e pranverës i japin pamjen e qytetit piktoresk.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021


Kush nuk ka dëgjuar për Marashin? Sa këngë u janë kënduar dashurive të fshehta e vendtakimeve të të rinjve në fundjavët e famshme, kur dilej me një zymbyl me ushqime e me një beze të bardhë shtroje në bar. Kush nuk ka dëgjuar për Zambakun e Prizrenit e për këngët e vjetra qytetare shqiptare? Po për Rrapin më të vjetër në vend? Natyra është një perlë që i rrethon vendbanimet.
Qyteti i Lumbardhit është larg nga deti, por e ka klimën mesdhetare, sharmin e qyteteve të Mesdheut dhe kulturën e butësinë karakteristike të kësaj hapësire gjeografike. Kush nuk i ka shijuar ujin e ftohtë të krojeve të qytetit. Po rrjedha e ujit që bie nga shkëmbi? Kur shkel rrugëve të shtruara me gurë lumi se si e ndiejnë veten, të kujton diçka që s’e gjen më askund tjetër. 
Prizreni është kryeqyteti historik i shqiptarëve, qyteti i dhjetëra aktorëve të famshëm, që i dhanë filmit e teatrit vepra me vlerë. Prizreni është qyteti i Bekim Fehmiut, me mallin e të cilit ai vdiq, por e la me fjalë që hiri i trupit të tij të hidhej në Lumbardh me një ritual të veçantë, që u bë. Rufaitë, helvetitë e dhjetëra sekte të tjera mistike iraniane e të Lindjes së Mesme, erdhën me pushtuesin otoman, u ngulitën dhe krijuan çerdhet e tyre. Çelën faltoret-teqetë, ku e bënin ritualin e shpimit me thika e me shpata në natën e veçantë që zgjat deri në mëngjes. Bërthama e vendbanimit, qyteti i moçëm, ka faltore të vjetra e të reja, aty ku dikur ndërtuan ilirët, aty ku e rindërtoi pastaj qytetin Justiniani dardan. Faltoret më të reja janë ndërtuar mbi faltoret e vjetra. Në qytet stili evropian lufton për jetë a vdekje me orientin frymëzënës. Faltoret përpiqen ta dëshmojnë praninë e tyre natën e ditën. Kishat bizantine, uzurpuesit, klerikët serbë i kanë futur në rrethoja e barrikada, ua kanë marrë shqiptarëve, sikur duan të izolohen jo vetëm nga vendësit. Kisha katolike ishte seli ipeshkvore që nga antika. Pastaj erdhën minaret e xhamive, hamamet e teqetë. Në kohë të caktuara secila prej tyre thërret besimtarët në meshë a në falje. Xhamitë janë më të zhurmshme dhe më të shumta. Secila minare bën garë me tjetrën, ndërsa njëqind altoparlantë nga minaret mikun tim nga Tirana, që erdhi për herë të parë në qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e tronditën në pesë të mëngjesit. Mori t’i ankohej të parit të myslimanëve për këtë shqetësim gjumi, por e qetësuan. Kot që i thua! Nuk je i pari vizitor që ankohesh në zhurmën e altipartlantëve! “Pse duhet ta zgjojnë tërë qytetin në pesë të mëngjesit? Ky është terror”, më ankohej mua, thuajse mund të ndërhyja te zyrtarët përkatës. Zhurmat e altoparlantëve nuk të lënë të dëgjosh as zërin e filmave në kinematë verore. Nga fjalët e mikut një natë vere, kureshtja më cyti të futesha brenda rrethojave të një xhamie, ku shiteshin rrobat, zbukurime të grave, burrave e mallra të lira si në Çarshinë e Stambollit. Xhamia ishte një pazar i vogël brenda Prizrenit. Një pjesë e qytetit përpiqet ta imitojë Stambollin e vjetër, nuk shkëputet dot nga mesjeta anadollake.

Prizreni ka vazhdimësi nga parahistoria. Kështjella e vjetër, e vendosur mbi një kodër, që e mbizotëron qytetin, nga të dhënat arkeologjike e hulumtimet e rastit dëshmon se qyteti ishte i banuar tri mijë vjet më parë. Prokopi i Cezarës në shekullin V pas Krishtit e përmend me emrin Peterzen. Arkeologë e kronika të moçme e lidhin me qytetin antik Theranda. Në mesin e kështjellave të rimëkëmbura nga perandori Justinian përmendet me emrin Kështjella e Petrizenit, që e zëvendësoi emërtimin e mëparshëm Theranda. ndërkaq, në burimet bizantine është quajtur Prisdriana.
Prizreni ishte qendër e rëndësishme tregtie e prodhimi, seli e Ipeshkvisë katolike dardane-arbërore, seli princore, nyjë që lidhte rrugën antike Nish- Shkup- Lezhë. Kur u ndanë dy perandoritë, Prizreni i takoi Kostandinopojës, pastaj u qeveris nga sundimtarë arbërorë, e më vonë u pushtua nga turqit e serbët.

Nesër: 
Marin Bici, Gjergj Bardhi e Pjetër Mazreku: pushtuesit osmanë vrisnin arbërorë katolikë, ua digjnin shtëpitë e kishat

Nga libri: Qytetet e Ilirisë

Tags: Gani MehmetajPrizrni
Previous Post

Çfarë deklaronte komandanti i parë i KFOR’it, një vit pasi kishte hyrë NATO’ja në Kosovë

Next Post

“The Guardian” për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

“The Guardian” për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.