Një ngjarje e shëmtuar u bë publike më 18 nëntor 2015 kur u raportua se babai ka dhunuar të bijën dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale.
Denoncimi u bë nga vajza 15-vjeçare me iniciale E.G. Pas kësaj, policia nisi hetimet dhe e dërgoi 38-vjeçarin në gjyq. Mungesa e akt-ekspertimit bëri që seanca të shtyhej për 14 shtator.
E pranishme në seancë ka qënë edhe bashkëshortja e Fatos Gurakuqit, J.G. e cila për Gazeta Shqiptare ka deklaruar se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me akuzën.
E pyetur për marrëdhëniet e të shoqit me vajzën, ajo tha: Im shoq pinte alkol dhe e rrihte. Kidhte dëgjuar se dashuronte një djalë dhe kishin debate. Kur erdhi policia mora vesh se vajza ime kishte bërë një denoncim në polici se e ka përdhunuar babi, e mohova diçka të tillë pa folur ende me vajzën.
Fole me vajzën atë natë?
“U përpoqa të flisja, por vetëm më tha që nuk e di pse e bëra denoncimin. Por pas disa ditësh ajo më tregi se nuk është e vërtetë që babai ka kryer marrëdhënie me të.
Në fillim e kam pyetur, por thjesht më ka thënë që as vetë nuk e dinte. E kam parë që gjendja e saj ka qënë e rënduar. Nuk kam marrë përgjigje nga pse e bëri./GSH














