Prej sot në shkollat fillore të Prishtinës do të shpërndahet nga një shujtë falas për fëmijët.
“Sot në shkollat e Prishtinës filloi shpërndarja e shujtave falas nga Komuna e Prishtinës. Së pari, na priftë e mbara të gjithëve. Së dyti, ky është një hap i vogël për zbutjen e gjendjes sociale tek fëmijët. Së treti, është një hap i vogël drejt barazisë. Është pak, por me këtë fillim shpresoj se do të ngrisim vetëdijën për shujta edhe më të mira për të gjithë fëmijët jo vetëm në Prishtinë dhe jo vetëm për klasat I – V.
Sa për informatë, sot fillojmë me kifle me djath, nesër me vishnje, kroasan me puter, xhevrek dhe kifle me mollë. Të premteve edhe nga një pemë sezonale. JU ftojmë të gjithëve të na ndihmoni në implementimin sa më të mirë të programit. E unë sot falenderoj ekipin e jashtëzakonshëm në komunë që punuan pa ndalur për të realizuar këtë”, (sic) ka shkruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Facebook.















