Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se personi në fjalë është rrahur nga gruaja e tij.
“Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policisë.























