Kryeministri i Shqipërisë ka bërë të ditur ditën e sotme prezantimin e Platformës Kombëtare kundër Korrupsionit.
Qeveria ka prezantuar platformën kombëtare online të luftës kundër korrupsionit. Ishte kryeministri Rama i cili paralajmëroi më herët përmes një statusi në rrjetet sociale, duke e evidentuar këtë platformë si një betejë të përbashkët mes qeverisë dhe qytetarëve. “Se bashku, qytetarë-qeveri, ne do t’a zmbrapsim korrupsionin”, shkroi Rama në Facebook.
Gjosha: Korrupsioni na largon nga Evropa
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha që hapi konferencën tha se korrupsioni na largon nga Evropa. Sipas saj qeveria është e vendosur të luftojë korrupsionin. Ministrja ftoi qytetarët të bëjnë denoncimet e tyre në këtë platformë online. “Nuk do të ndalim asnjë moment luftën ndaj korrupsionit, ne do të zgjidhim fenomenin e korrupsionit. Kemi këmbëngulje dhe besueshmëri në luftwn ndaj korrupsionit. Eksperienca ndërkombëtare do na ndihmojë të kemi sukses. Korrupsioni na largon nga evropa. Gjithë qytetarët duhet të bëhen pjesë e këtij portali”, deklaroi Gjosha.
– See more at: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=269981&IDCategoria=1#sthash.oYGJ3y10.dpuf















