Projekti iu shfaq qytetarëve në detaje nga Ministria e Turizmit, përmes prezantimit nga arkitektë dhe inxhinierë të dy studiove që punuan për këtë projekt, një studio belge dhe një studio shqiptare
U prezantua sot në Vlorë projekti i vijës bregdetare “Lungomare”. Projekti iu shfaq qytetarëve në detaje nga Ministria e Turizmit, përmes prezantimit nga arkitektë dhe inxhinierë të dy studiove që punuan për këtë projekt, një studio belge dhe një studio shqiptare.
Në ekranin, ku shfaqeshin imazhet e projektit, qytetarët morën dhe mesazhin e Kryeministrit Rama, bërë muaj më parë për këtë vepër, që ai e konsideronte si “siparin e “Rilindjes” për Vlorën”.
Arkitekti i firmës belge tha në fjalën e tij se është arritur “në përfundimin e fazës së parë të projektit që shkon deri tek porti” dhe se po mendohet “për pjesën e dytë nga porti deri tek Pylli i Sodës.”
Arkitekti i studios lokale tha se, ‘si fillim, ne kemi bërë një analizë të qytetit të Vlorës, që lind larg detit. Ky projekt zgjidh marrëdhënien ndërmjet detit dhe qytetit’.
Në shkurt të këtij viti, juria finale ndërkombëtare, e përbërë prej 9 anëtarësh, arkitektë e ndërtues të mirënjohur, përzgjodhi projekt-propozimin e studios belge “XDGA”, si vizionin më të mirë për shndërrimin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës në njërën prej pikave më tërheqëse të Mesdheut.
Ky projekt u përzgjodh, mes 5 projekteve më të mira për vijën bregdetare të Vlorës.
Projekti parashikon krijimin e hapësirave të gjelbërta, si dhe krijimin e vendeve të caktuara për parkimin e automjeteve. Gjatë kësaj periudhe, INUK ka ndërmarrë një sërë masash ku janë prishur dhjetëra objekte pa leje.
Projekti “Lungomare” është parashikuar që të nisë punimet në shtator të këtij viti.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















