Konferenca organizohet në kuadër të projektit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) “Avokimi Ndëretnik për të rritur qasjen në dokumente publike në komuna”.
Tryeza organizohet me qëllim të prezantimit të të gjeturave dhe rekomandimeve nga grupet joformale në lidhje me transparencën e komunave, respektivisht zbatimin e ligjit për qasjen në dokumente publike.
Të rinjët e organizuar në kuadër të këtij projekti përveq aspektit ndër-etnik, përfaqësojnë segmente të ndryshme të shoqërisë, duke filluar nga partitë politike, organizata të shoqërisë civile si dhe aktivistë të çështjeve që kanë të bëjnë me transparencën në Komuna.






















