• Latest
  • Trending
  • All

Preteni i kërkon Lumezit t’i publikojë emrat e zyrtarëve të korruptuar

29/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 30 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Preteni i kërkon Lumezit t’i publikojë emrat e zyrtarëve të korruptuar

29/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Vendi
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka konfirmuar se tashmë janë trajtuar 33 raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë dhe se “janë ngritur dhe 19 akuza”. Siç ka theksuar ai, “të gjitha akuzat janë të nivelit të lartë, duke përfshirë nga ministrat e deri tek zyrtarët e lartë shtetëror”.

Por, pohimet se janë ngritur 19 aktakuza për zyrtarë të profilit të lartë i ngrehin dilemat nëse këta zyrtarë i takojnë këtij profili, vlerësojnë zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsion, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se aktakuzat e tilla është dashur të bëhen publike, në mënyrë që qytetarët t’i dinë ato.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Ne disa prej tyre po i kuptojmë nga mediet dhe nga informatat zyrtare, por nuk e di se cilat janë ato raste të profilit të lartë. Do të thotë, bindja ime është se numri është më i vogël. Atëherë, pse prokuroritë nuk i publikojnë saktësisht se kundër kujt është ngritur aktakuza? Më pastaj, mbetet pjesa e gjykimit.”

“Nuk do të doja kurrë, as si qytetar i Kosovës e as si udhëheqës i institucionit, që këto të përfundojnë dhe të mbeten vetëm me aktakuza, por të jenë këmbëngulës prokurorët që t’i bindin gjyqtarët që edhe ata të sjellin aktgjykime meritore dhe të vlefshme, dhe përveç gjykimeve penale të ketë edhe konfiskim të pasurisë”, thotë Preteni.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se prokuroritë dhe gjykatat, si institucione, kanë marrë vendime për t’i trajtuar me prioritet rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar të profilit të lartë, por, bazuar në gjetjet e institutit që ai drejton, kjo nuk po ndodhë.

Sipas tij, deri më tash është parë se në muajt e fundit ka veprime procedurale në drejtim të ngritjes së aktakuzave, por, siç thotë ai, nëse veprohet si në të kaluarën, nuk mund të priten rezultate pozitive.

“Është dëshmuar deri më tash që janë bërë persekutime të ndryshme, ku janë nxjerrë zvarrë zyrtarë të ndryshëm publik për korrupsion të nivelit të lartë, por të cilët, pasi janë akuzuar në gjykata, kanë dalë të pafajshëm.”

“Nëse këto rezultate do të vazhdojnë të dëshmohen në gjykata, atëherë kjo do të jetë thjeshtë edhe një rezultat shumë i keq, që në fakt, nuk do t’i bindë as Evropën e as Shtetet e Bashkuara të Amerikës se është duke u bërë diçka në luftën kundër korrupsionit”, shprehet Musliu.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është hapur për diskutim edhe në takimet e ndihmës sekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, me zyrtarë e lartë shtetërorë të Kosovës, në kuadër të vizitës së saj në Prishtinë. Ajo ka porositur se deri në vjeshtë duhet bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Komisioni Evropian, në maj të këtij viti, kërkoi thellimin e luftës kundër korrupsionit. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Kosova duhet të përfundojë me dënimet e rasteve të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar.

Preteni thotë se është dëshpërues fakti që institucionet intensifikojnë luftën kundër korrupsionit vetëm kur këtë ua imponojnë faktorët nga jashtë.

“Duhet të punojmë pa marrë parasysh se çfarë sinjali dhe çfarë detyre marrim nga jashtë. Në asnjë mënyrë nuk pajtohem që në këtë rast gjyqësori të intensifikojë punën, sepse kjo qenka kërkuar nga dikush nga jashtë. Kjo duhet të jetë punë permanente, punë e vazhdueshme, punë që duhet të ketë progres në vazhdimësi, por edhe të ketë më shumë transparencë dhe llogaridhënie. Transparencë, do të thotë, duke i publikuar aktakuzat dhe aktgjykimet, si dhe llogaridhënie, duke i detyruar këta titullarë të institucioneve që për punën e vet të japin llogari”, thotë Preteni.

Por, Musliu shpreh mendimin se konkretizimi i rezultateve në luftë kundër korrupsionit, siç është thënë deri në vjeshtë, është mision gati se i pamundur.

“Ne, si institut, edhe kërkesën e mekanizmave ndërkombëtarë që të ketë rezultate të shpejta, e shohim paksa utopike, sepse dihet që nuk mund të ketë rezultate shumë konkrete në një periudhë shumë të shkurtë, në luftim të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Por, megjithatë, ato që mund të priten janë veprimet konkrete në drejtim të zhvillimit të hetimeve profesionale, të pavarura, për të dëshmuar ngritje të aktakuzave që mund të dëshmohen në gjykata”, thotë Musliu.

Gjatë dhjetë viteve të punës së Agjencisë Kundër Korrupsion janë bërë mbi 700 kallëzime penale, që kanë implikuar mbi 1 mijë e 500 zyrtarë të niveleve të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të nivelit të lartë, drejtues të institucioneve të larta dhe nga gjyqësori, bëjnë me dije zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë.

Vetëm gjatë vitit 2015, Agjencia Kundër Korrupsionit ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsejtë 354 raste, prej të cilave 56 prej tyre janë bartur nga viti paraprak, kurse gjatë vitit 2015 janë pranuar edhe 298 raste të reja. Prej tyre 126 raste, janë përcjell në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshëm, 14 raste janë përcjell në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, 132 raste janë mbyllur, ndërsa 82 raste janë në procedurë.

Numri i përgjithshëm i informacioneve anonime të trajtuara është 54. Gjatë vitit raportues, Agjencia ka trajtuar gjithsejtë 134 raste të iniciuara sipas detyrës zyrtare.

Tags: albanian
Previous Post

Të dielën kërcehet nga Ura e Fshenjtë

Next Post

Në Shkup theren kurbanë falënderimi për zmbrapsjen e grusht shtetit në Turqi!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Në Shkup theren kurbanë falënderimi për zmbrapsjen e grusht shtetit në Turqi!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.