Kështu u shpreh Ilir Meta gjatë fjalës së tij përpara komitetit drejtues të LSI-së, që u mblodh në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 18 qershorit.
“Jam i disponueshëm për të bërë çdo gjë që mundem për zgjidhjen e kësaj krize politike”, shtoi Meta.
“Nëse edhe ne do të kishim bojkotuar, LSI nuk do të ishte kurrë kjo që është sot”, nënvizoi Meta, i cili theksoi se “LSI nuk është krijuar si parti pushteti, por si reaksion kundër pushtetit arrogant dhe autoritar”.
“U ndryshua Kushtetuta vetëm për të asgjësuar LSI-në, por jo vetëm që nuk u asgjësuam, por u kthye në faktor stabiliteti për vendin. Në listë kemi emra të rinj pasi duam që të rinjtë të luftojnë për vendin e tyre dhe jo ta braktisin atë. Orientimi drejt së ardhmes është garancia më e jashtëzakonshme që edhe në këto zgjedhje do të arrini një sukses të pamenduar, me kryetar Petrit Vasilin”, deklaroi Meta.























