Më nuk mund të kthehemi në kohën para vitit 2008, para shpalljes së pavarësisë, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se tani është koha për një kualitet tjetër të bashkëpunimit me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe me Kombet e Bashkuara.
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Zahir Tanin, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me autoritetet kosovare dhe tha se duhet të jemi konstruktiv në kërkim të bashkëpunimit me interes reciprok.
Jemi urë në mes të Kosovës dhe Kombeve të Bashkuara, ka thënë Tanin.
Presidenti Thaçi u shpreh se ka një varg temash me interes për Kosovën dhe rajonin në të cilin mund të ndihmojë edhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe ekipit i tij, siç është çështja e të pagjeturve dhe lufta kundër terrorizmit.






















