Ekonomia Online ka mësuar se edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Agani ende figuron si kryetar i PD-së.
Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur më 28 shtator, shumica e degëve të Partisë së Drejtësisë, patën shkarkuar kryetarin Aganin.
Nga ana tjetër, Agani ende nuk e ka njohur këtë kuvend, të cilin e konsideron të jashtëligjshëm. Agani ka nisur një proces të zgjedhjeve nëpër degët “jobesnike”.
Rasti ka shkuar në KQZ, ku zyra për parti politike pritet të japë qëndrimin e saj përkitazi me situatën e krijuar brenda këtij subjekti politik.























