• Latest
  • Trending
  • All

Presidenti refuzon dekretimin, rikthen në Kuvend ligjin për Kontrollin e Shtetit

23/12/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 18 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Presidenti refuzon dekretimin, rikthen në Kuvend ligjin për Kontrollin e Shtetit

23/12/2014
in Lajme, Vendi

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vendosur pasditen e sotme kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Duke renditur një mori arsyesh që thotë se e detyruan të kthejë ligjin, z.Nishani i bën thirrje deputetëve që të bëjnë rishqyrtimin e ligjit “pasi neni 23 i tij bie ndesh me jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese dhe rrjedhimisht edhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Arsyet e kthimit të ligjit sipas Nishanit:

Në seancën plenare të datës 27 nëntor 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 4 dhjetor 2014. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës kam vlerësuar se ky ligj i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit mbështetur në arsyet dhe argumentet e mëposhtme.

Në nenin 23 të ligjit nr. 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” parashikohen rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit të Kryetarit të këtij institucioni për të cilat shpreh rezervën se duhen rishikuar.

Ky qëndrim mbështetet në vendimin nr. 212, datë 29.10.2002 të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur: “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të paragrafit të parë e të katërt të nenit 14 të ligjit nr. 8270, datë 13.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me nenin 7 të ligjit nr. 8599, datë 10.04.2000 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, që kanë këtë përmbajtje:

“Mandati i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbaron para afatit kur:

a)    jep dorëheqjen;
b)    dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
c)    nuk paraqitet në detyrë për më shumë se 6 (gjashtë) muaj rresht;
ç)  deklarohet i paaftë mendërisht për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
d)    ngarkohet me një detyrë të papajtueshme me funksionin e tij.

… Me propozimin e Presidentit të Republikës, Kuvendi mund ta shkarkojë Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkelje të Kushtetutës, për paaftësi mendore ose fizike dhe për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.”

Por në ligjin nr. 154/2014, i cili është një ligj i ri organik për institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit konstatohet se në nenin 23 të tij, rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit të Kryetarit janë të njëjta me ato të parashikuara në dispozitën e mësipërme të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Lidhur me shkaqet e shfuqizimit të kësaj dispozite, në vendimin e saj nr. 212 datë 29.10.2002, Gjykata Kushtetuese përveç të tjerave shprehet se:

–    “Për drejtues të organeve të tjera shtetërore apo funksionarët e tyre si për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokatin e Popullit e anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kushtetuta nuk ka parashikuar rastet e shkarkimit dhe as rastet e mbarimit para kohe të mandatit. Ajo është mjaftuar duke u shprehur vetëm për imunitetin e tyre nga ndjekja penale, pa vënë kritere të posaçme përsa i përket palëvizshmërisë në detyrë.”,(1)
–     “Në rastin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kushtetuta ka përcaktuar që për shkarkimin e tij është e mjaftueshme garancia që parashikon neni 162/2 pra, investimi i dy organeve të larta të shtetit: Presidenti për të bërë propozimin dhe Kuvendi për të shqyrtuar e për të vendosur për këtë propozim.” ,(2)
–    “Mospërcaktimi në Kushtetutë i rasteve të shkarkimit apo të mbarimit para kohe të mandatit nuk do të thotë që në ligjet organike mund të përcaktohen vetëm rastet e shkarkimit që Kushtetuta ka caktuar për organe të tjera kushtetuese. Është e vërtetë që neni 6 i Kushtetutës lejon shprehimisht që organizimi dhe funksionimi i organeve kushtetuese të bëhet me ligjet e tyre organike, por në këto të fundit, ashtu si në çdo ligj tjetër, nuk mund të kufizohet vullneti i organeve që kanë prerogativën e shkarkimit të drejtuesve të organeve të tjera kushtetuese. Kushtetuta ka ndjekur kriterin se kur imuniteti nga ndjekja penale duhet shoqëruar edhe me garanci suplementare ose me klauzola specifike për funksionarin lidhur me qëndrimin e tij në detyrë, ajo e ka bërë këtë në mënyrë të shprehur. Jo vetëm kaq por, përderisa Kushtetuta ka trajtuar organizimin dhe funksionimin e këtyre institucioneve dhe statusin e drejtuesve të tyre, ajo ka përcaktuar njëkohësisht edhe kufijtë e të drejtave të tyre. Për funksionet kushtetuese të organeve, atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji. Prandaj nuk mund të pranohet se ajo ka ometuar pa përmendur raste të tilla si “shkelja e Kushtetutës, kryerja e një krimi, akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën etj.”, atje ku nuk është shprehur. Si rrjedhojë edhe në çështjen në shqyrtim ligji për Kontrollin e Lartë të Shtetit, duke kufizuar rastet e shkarkimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit apo të mbarimit para kohe të mandatit pa u shprehur në Kushtetutë, ka kapërcyer caqet e kësaj të fundit. Janë këto arsyet që Kushtetuta për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk ka dashur të përcaktojë rastet e këtij shkarkimi, shkaqet e shkarkimit të tij i vlerësojnë Presidenti duke bërë propozimin dhe Kuvendi duke vendosur për këtë propozim.” (3)

Pra, në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese është shprehur qartë mbi pamundësinë  e vendosjes në ligj të kritereve specifike për mbarimin e mandatit apo shkarkimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit pasi sipas saj “Për funksionet kushtetuese të organeve, atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji”.

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për organe të tjera kushtetuese parashikohen rastet e mbarimit të mandatit apo shkarkimit dhe si të tilla mund të përmendim gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese (nenet 127, 128), gjyqtari i Gjykatës së Lartë (nenet 139, 140), Prokurori i Përgjithshëm (neni 149). Kurse në rastin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, neni 162 i Kushtetutës nuk përcakton raste konkrete për mbarimin e mandatit apo shkarkimin e tij.

Lidhur me këtë argument theksoj se Presidenti i Republikës, në çdo rast që do të paraqitet për mbarimin përpara kohe të mandatit apo për shkarkimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, propozimin e tij e mbështet në arsyet konkrete që do të paraqiten sipas rastit, duke përfshirë (por pa u kufizuar vetëm në to) edhe rastet e parashikuara në nenin 23 të ligjit nr. 154/2014. Kjo dispozitë vlerësohet e papranueshme sepse konsiderohet në kundërshtim me Kushtetutën dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 132 të Kushtetutës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe përfundimtare dhe për rrjedhojë ligjet nuk mund të jenë në kundërshtim me këto vendime.

Për të argumentuar nevojën e përfshirjes në ligj të rasteve specifike për mbarimin e mandatit dhe shkarkimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në relacionin e projektligjit sqarohet se: “Si pasojë e detyrimeve që rrjedhin nga kërkesa për zbatim dhe aplikimin praktik në legjislacion të standardeve të mësipërme ndërkombëtare, SIGMA dhe DG.Budget kanë kërkuar që pavarësisht pengesave të mësipërme të parashikohej një dispozitë në të cilën të përcaktoheshin rastet se kur mund të lirohej apo shkarkohej nga detyra Kryetari i KLSH-së, kërkesë kjo e përsëritur edhe në çdo Progres Raport për Shqipërinë”.

Pavarësisht këtyre detyrimeve që duhet të plotësojë qeveria apo institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me përmirësimin e legjislacionit në këtë fushë, referuar edhe rekomandimeve të partnerëve ndërkombëtarë, çdo iniciativë e tillë në asnjë rast nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën dhe jurisprudencën e saj.

Të nderuar deputetë,

Në përfundim, referuar sa më sipër kërkoj mirëkuptimin tuaj në rishqyrtimin e ligjit nr. 154/2014 pasi neni 23 i tij bie ndesh me jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese dhe rrjedhimisht edhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Post Views: 48
Previous Post

“Shqipëria feston”, Veliaj me fëmijët me aftësi të kufizuar në Kukës

Next Post

“Meshari” ekspozohet për publikun

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

"Meshari" ekspozohet për publikun

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.