“U nda nga jeta njëri nga rapsodët më të talentuar të Kosovës, Osman Sefë Gashi (Mleqani). Së bashku me të atin dhe vëllezërit, me këngët e tyre, mbajtën gjallë kujtesën dhe shpirtin kryengritës të popullit tonë. Familja Gashi i fali atdheut dëshmorin e UÇK-së, Beqir Gashi. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi”, ka shkruar presidenti në Facebook.
Osmani ishte më i madhi nga vëllezërit Gashi, të cilët populli i njeh si bijtë e Sefës. Ai do të varroset sot në ora 14:00 në fshatin Mleqan.






















