Presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte duke kaluar mëngjesin me familjen në shtëpinë në Delaware në momentin që u njoftua për fitoren.
Ishin mediat kryesore amerikane që e dhanë lajmin përmes projeksioneve të tyre të votave në shtetin kyç të Pensilvanisë që e bënë Biden të kalonte pragun 270.
Sipas BBC dhe CNN Biden ka fituar fushën kryesore të betejës në Pensilvani, duke e shtyrë atë mbi pragun e votimit të kolegjit elektoral 270 të kërkuar për të marrë Shtëpinë e Bardhë.
Trump dhe stafi i tij ka treguar që kandidati i tyre nuk ka ndërmend të pranojë humbjen.Rezultati e bën Trump presidentin e parë me një mandat që nga vitet 1990.
Projeksioni i BBC dhe CNN, për fitoren e Biden bazohet në rezultatet jozyrtare nga shtetet që tashmë kanë mbaruar me numërimin e votave të tyre dhe rezultatet e pritura nga shtete si Wisconsin ku numërimi po vazhdon.



















