“Për mua si President i Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky Këshill të vazhdoj të funksionoi, por duhet të jetë kuptimplotë dhe i drejtuar kah rezultatet”, ka thënë ai.
Sipas presidentit Thaçi, Kosovës nuk i duhet edhe një takim, këshill, komunikatë apo fotografi protokollare më shumë, por i duhet të lëvizë edhe një hap më larg prej burokracisë dhe të shkojmë përpara një hap drejt komunikimit, bashkëpunimit dhe angazhimit konkret.
“Dua që ky forum të jetë më shumë një platformë shtesë për të identifikuar bashkërisht mundësitë për ta avancuar procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, por edhe të adresojmë edhe sfidat dhe ngecjet aty ku janë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Hapi i parë pra në këtë drejtim, sipas tij,është të bëjmë një reflektim dhe të mendojmë se pse ndodhemi në një situatë të tillë.
“Qëllimi jonë i vetëm është ta ofrojmë vendin tonë përmes punës së përbashkët, më afër BE-së. Por të mos jemi abstrakt. Të flasim hapur dhe konkretisht se ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë”, ka thënë Thaçi.





















