• Latest
  • Trending
  • All

Premtime pa fund: Intensifikim i fushatës zgjedhore në Maqedoni

25/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Premtime pa fund: Intensifikim i fushatës zgjedhore në Maqedoni

25/11/2016
in Aktualitet, Lajme
Maqedonia është dhe do të jetë shtet unik, ajo është thurrje e dallimeve, shoqëri multietnike e kjo është përparësia jonë, e jo dobësia jonë, ka theksuar lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tubimin në Kërçovë. Ai e akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski se po shpërndan nacionalizëm dhe po tenton që ta ndajë popullin. “Të drejtat e banorëve të Maqedonisë janë të barabarta në Kërçovë, në Tetovë, në Gostivar. Të drejtat duhet të jenë të barabarta për të gjithë.

Lideri i LSDM-së ka theksuar se shumëgjuhësia është garantuar me Kushtetutë. Kjo i pengon sipas tij, vetëm ata, të cilët nuk kanë çfarë të ofrojnë përhapin nacionalizëm dhe kuazi-patriotizëm. “Duhet që bashkërisht, të bashkuar krah më krah edhe maqedonas edhe shqiptarë edhe vllehë edhe turq edhe romë të përcaktohemi për demokraci, drejtësi, barazi dhe liri.” Zoran Zaev ka shpalosur edhe masat ekonomike të platformës së LSDM-së.

BDI- Arsimi shtyllë e kombit

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në kuadër të fushatës zgjedhore i ka kushtuar vend të veçantë arsimit, duke e quajtur si shtyllën më kryesore të kombit. Sipas Ahmetit, nëse ka institucione tërësisht të pavarura në vend, ato janë universitetet për të cilat, është luftuar dhe sakrifikuar. BDI, me këmbëngulje do të angazhohet për të rritur rrogat e të punësuarve në arsim prej 30 deri më 40%, ngjashëm si me të punësuarit në mjekësi, me qëllim që të parandalohet largimi i tyre nëpër vende të tjera për të kërkuar standard më të mirë jetësor, ka premtuar Ahmeti. “Duhet të rrisim cilësinë, të rrisim përgjegjësitë, sepse këta janë institucione autonome të pavarura.”

Veç arsimit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka folur edhe për situatën aktuale politike në vend. Ai tha se pavarësisht nëse duam ta pranojmë apo jo, vendi po përballet me një përplasje të fortë ideologjike, kulturore dhe të civilizimit. “Janë dy rrugë të cilat promovohen në politikat globale, rruga euroatlantike dhe ajo euroaziatike. Si shqiptarë jemi të përcaktuar për rrugën euroatlantike, sepse historikisht, tradicionalisht ne i takojmë Evropës, ne i takojmë ideologjive evropiane”, thotë Ahmeti.

Gruevski – Opozita maqedonase me premtime boshe

Në Kavadar, në tubimin e VMRO-DPMNE-së lideri i saj, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se në këto zgjedhje do të merret një vendim i rëndësishëm. Vendim për vetveten dhe për familjen tuaj, tha Gruevski. “Por këto zgjedhje mbahen edhe për të marrë një vendim tjetër. Vendim për Maqedoninë. Për Maqedoninë që nuk përkulet ndaj shantazheve dhe nuk gjunjëzohet ndaj skenareve që ia përgatisin të tjerët.

Gruvski kritikoi kundërshtarët e tij politikë. “Zaevi dhe Radmilla ju lavdërohet politikanëve shqiptarë se po e bëjnë gati nga lart. Por, me popullin çfarë do të bëjnë, si mund ta përgatisin nga lart kur populli është këtu. Edhe popullin nga lart do e bëjnë gati? Populli nuk përgatitet me direktiva, mundet Zaevi ashtu të funksionojë, por populli jo. Atij nuk i intereson që populli nuk e do dhe ky është nënçmim për qytetarët dhe shtetin. Prandaj, edhe këtë herë do pësojnë humbje historike, sepse populli jep verdiktin kundër të gjithë atyre që e nënçmojnë”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Thaçi- Shqiptarëve u sigurojme vendimmarrje në qeveri

Kryetari i PDSH-së, MenduhThaçi ne takimet me qytetar ka theksuar edhe një herë se platforma e partisë së tij mundëson status të barabartë të shqiptarëve dhe maqedonasve, por me këtë sistem elektoral dhe zgjedhor që ekziston shqiptarët asnjëherë nuk mund të kenë numër të njëjtë të deputetëve me maqedonasit.

Thaçi premtoi se po i fitoi zgjedhjet, ai do të ketë vendin e zëvendëskryeministrit dhe do të tregojë kujdes të posaçëm për shqiptarët, pasi është i bindur se shqiptarët duhet ta kenë njeriun e tyre përfaqësues në qeveri, zëvendëskryeministri të ketë nënshkrimin e lidhur me kryeministrin që asnjë vendim i qeverisë të mos kalojë në finalizim pa këto dy nënshkrime, ndërsa vendimmarrja e Parlamentit për çështje mes shqiptarëve dhe maqedonasve të bëhet me konsensus jo me mbivotim.

“Ne kemi projekt të saktë dhe të sigurt. Nuk do të tolerojmë që represioni i Qeverisë së Maqedonisë dita-ditës të shtohet në variante dhe në mënyra të tjera. Dhe, nëpërmjet votës së lirë, ne duhet t’i themi gjithë botës së përparuar se ne jemi jashtëzakonisht të pakënaqur me këtë gjendje që e kemi. Çështja e parë që duam ta arrijmë menjëherë pas këtyre zgjedhjeve tek shqiptarët e Maqedonisë është që ta rrisim mekanizmin e vendimmarrjes në vendimmarrje me konsensus të plotë me maqedonasit. Dhe realisht kjo betejë duket shumë e rëndë dhe shumë e vështirë, po unë ju betohem se kam një siguri të plotë se këtë herë fitorja do të jetë e plotë”, ka deklaruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Veliçkovski- Ta luftojm të keqen që e solli Maqedoninë në këtë gjendje

Partia Liberale ka zhvilluar takime me banorët e Velesit. Kryetari i kësaj partie, Ivon Veliçkovski, porositi qytetarët se në këto zgjedhje çdo votë është e rëndësishme, por më e rëndësishme, sipas tij, është vota kundër katër partive të mëdha që e futën në krizë Maqedoninë. Sipas tij, në këto zgjedhje nuk duhet të flitet për Marrëveshjen e Ohrit apo Kushtetutën, por për konsolidimin e institucioneve dhe të shtetit.

“Qëllimi ynë është që pas këtyre zgjedhjeve të mos formohet qeveria me partitë aktuale. Ne do të qëndrojmë në anën e vlerave liberale, në anën e bizneseve, do të zvogëlojmë buxhetin nacional. Partia Liberale synon që bizneset të ngrihen në piedestal, sepse biznesi i tyre i sjell para shtetit. Asnjë qeveri nuk guxon të bëjë presion ndaj bizneseve”, ka deklaruar kryetari i PL-së, Ivon Veliçkovski.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Kosova nënshkruan marrëveshje për qasjen në programet e BE-së

Next Post

EULEX i përkushtuar në fuqizimin e aspekteve gjinore

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

EULEX i përkushtuar në fuqizimin e aspekteve gjinore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.