Gernot Blumel, ministër federal i Austrisë për çështjet e Bashkimit Evropian, ka lënë të enjten në Prishtinë porosinë se për shtetin që e përfaqëson ai është e pranueshme secila zgjidhje paqësore që mbërrihet ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë.
E, midis zgjidhjeve, nuk e ka përjashtuar as ndryshimin e kufijve.
Austria e ka marrë presidencën e BE-së në korrik. Mes çështjeve që i ka përfshirë në prioritete është edhe stabiliteti në rajon, shkruan Koha Ditore.
Vendet më të fuqishme të Evropës, si Gjermania dhe Britania e Madhe, kanë dalë kundër idesë së negocimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga frika se një marrëveshje për këtë do ta destabilizonte rajonin.
























