• Latest
  • Trending
  • All

Prej nga e ka prejardhjen emri “shqiptar”?

21/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Prej nga e ka prejardhjen emri “shqiptar”?

21/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Histori, Lajme

Sigurisht se të gjithë shqiptarëve u intereson e kaluara historike e aq më shumë emri me të cilën përfaqësohen si popull, shkruan Portalb.

Çdo shqiptar e ka obligim kombëtar, por edhe moral që ta mësojë kuptimin e emrit me të cilin quhet ai. Në vazhdim, Portalb ua sjellë 12 tezat më të popullarizuara nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj për në lidhje me prejardhjen e emrit “shqiptar”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Teza e parë: Është ajo e Milan Shufllay-t ku sipas tij, ka një bashkëlidhje të mundshme midis këtij etnonimi dhe një llagapi familjar që dëshmohet në një shumësi variantesh grafike për zonën e Drishtit gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV-të (1368–1402: Schibudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder).

Teza e dytë: Është e Da Lecces, statusi kuptimor dhe etimologjik i emrit shqip-i, që te Da Lecce del me kuptimin “mirësjellje, edukatë, respektueshmëri”.

Teza e tretë: Një burim tjetër i mëhershëm që e transmeton Nikollë Brankati, e cek një këngë të vjetër arbëreshe, ku ndër tjerash shpjegohet përdorimi i emrit “shqiptar” për ta dalluar popullsinë shqiptare në rrethin e Shkodrës dhe rrethinës, para eksodit të saj tragjik drejt Italisë në shek. XV.

Teza e katërt: Hahn-it shqiptar duhet të jetë një formim më {-ar} prej foljes shqipoj (~ shqipëtoj, shqiptoj) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj, marr vesh”. Sipas tij edhe formimi i ri {shqipët-}+{-ar} ka pasur në zanafillë kuptimin parësor *“kuptues, ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”.

Teza e pestë: Sipas fjalorit të Nikollë Ketës të mbetur ende në dorëshkrim (1763), Skipi “Albania”, skiptàri “albano”. Keta. Në të shkruhet ndër të tjera: Albanese: Arbresh, arbënesh, arbnÿr, arbëruar. arbnuer, fem. arbreshë, arbëneshë ecc. Albanese da Scutari fin a Scopia: shqiptar.

Teza e gjashtë: Në mendim i Aleks Budës, për të dalë te teza që sipas tij emri “shqiptar” është marrë nga simboli i shqiponjës, transmeton Portalb.

Teza e shtatë: Gustav Meyeri, fjalën shqip e trajton tek folja shqip-onj “kuptoj” dhe këtë e merr si huazim nga latinishtja excipio “ndjej, dëgjoj“.

Teza e tetë: Sipas Osman Myderrizit, “Emri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë, por edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij. Emri ri shqiptar, që u adoptua si emër kombëtar, bazohej në gjuhën, në një nga elementët kryesorë të kombësisë. Ky emër mund të jetë përdorur nga myslimanët e parë shqiptarë që në shekullin XVI-të, po këta, mbasi ishin të pakët, shumicës nuk ia imponuan dot.”

Teza e Nëntë: SIpas Rexhep Ismailit, “Emrat shqiptar dhe Shqipëri…janë krijuar pas ndryshimeve më të thella sociale, politike e konfesionale”. Ndërkaq këtë tezë e kundërshton Engjëll Sedaj.

Teza e dhjetë: Sipas Elena Kocaqit, “Shqiptarët e quajnë veten e tyre gjithashtu me emrin shqiponjë, ashtu si dhe gjuhën e tyre. Shqiponja është simboli më i vjetër i arianizmit, e cila ruhet sot në emërtimin tjetër me të cilin e quajnë veten e tyre shqiptarët. Shqiponja lidhet me Zeusin që kishte simbol shqiponjën dhe shqiptarët duhet ta kenë quajtur veten bijë të shqiponjës qysh në kohë të hershme”.

Deza e njëmbëdhjetë: Sipas Shaban Demirajt, Me sa duket, fjala shqip në zanafillë ka pasur kuptimin e ndajfoljes qartë, hapur ,troç, dhe vetëm më pas ka marrë kuptimin e ndajfoljes arbën-isht/ arbër-isht. Po të njëjtën temë e mbron dhe Eqrem Çabej.

Teza e dymbëdhjetë: Aristotel Mici është i fundit që ka bërë një studim dhe ka dhënë një tezë në vitin 2012, sipas tij, etnonimi i ri shqiptar duhet të ndërlidhet me simbolin e moçëm të “shqipes”. Në të mirë të kësaj ideje janë shumë detaje dhe fakte historike. Argumentet e kësaj hipoteze janë në përshtatje me rregullat gjuhësore të fjalëformimit, me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare.

Teza më e pranuar nga studiuesit: Nga dymbëdhjetë tezave të dhëna më lartë, ajo më e pranuara nga shumica e studiuesve është se emri “shqiptar” duhet të jetë një formim me {-ar} prej foljes “shqipoj” (~ shqipëtoj, shqiptoj) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj, marr vesh”.

Sipas tij edhe formimi i ri {shqipët-}+{-ar} ka pasur në zanafillë kuptimin parësor “kuptues”, ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”. /Portalb

Burime:

Çabej, Eqrem, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, Tiranë, 1994
Çabej, Eqrem, Studime etimologjike në fushë të shqipes II, Tiranë, 1976
Çabej, Eqrem, Studime gjuhesore; vell. V. Prishtine. 1975
Demiraj, Bardhyl, “Shqiptarët”, Tiranë, 2010.
Demiraj, Shaban, “Prejardhja e Shqiptarëve nën Dritën e Dëshmive të Gjuhës Shqipe”, Tiranë, 1999
Demiraj, Shaban, Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Tiranë, 1999
Ismajli, Rexhep, Gjuha shqipe e Kuvendit të Arbënit (1706), Prishtinë, 1985
Kocaqi, Elena, Albanët me famë në mijëvjeçare, Tiranë, 2006
Kocaqi, Elena, Roli Pellazgo-Ilir, Tiranë, 2006
Myderrizi, Osman, Emri i vjetër kombëtar i Shqipërisë në tekstet e vjetra shqipe me alfabet latin e arab – Studime historike nr.4, 1965
Sedaj, Engjëll, Etnonimi arbëresh/shqiptar kontribut për autoktoninë e shqiptarëve, Prishtinë, 1996

Tags: edi rama
Previous Post

A u ul vërtet njeriu në Hënë? Teoritë konspirative pro dhe kundër

Next Post

Proceverbali origjinal i diskutimeve të mbledhjes së ekspertëve i datës 18 korrik 2016 (shqip/anglisht)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Proceverbali origjinal i diskutimeve të mbledhjes së ekspertëve i datës 18 korrik 2016 (shqip/anglisht)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.