Opozita ka hedhur përsëri gaz lotësjellës në sallën e Kuvendit dhe kryesuesi është detyruar të ndërpresë përsëris erancën, duke edhënë edhe një “pushim” dhjetë minutësh.
Tani në sallë gjenden përsëri vetëm një grup deputetësh të partive opozitare dhe një grup i pjesëtarëve të sigurimit të Kuvendit.
Deputetët e koalicionit qeveritar, si edhe kryesia e Kuvendit dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, gjenden jashtë sallës.
Gazi lotësjellës është hedhur sapo Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka lexuar rregulloren për procedurën e zgjedhjes se Presidentit të vendit dhe ka kërkuarnga grupet parlamentare të propozojnë anëtarëst e komisionit zgjedhor.
Para se të hidhej gaz lotësjellës, kryetarla,mentari Veseli ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, kishte marrë vendim për suspentim nga seanca të shtatë deputetëve të opozitës. Deputetët e përjashtuar nuk e kanë lëshuar sallën, prandaj kanë ndërhyrë edhe pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit














