• Latest
  • Trending
  • All

Prapaskenat e bisedimeve të Nuland me Ramën e Bashën. Kryeministri drejt pranimit të propozimit të ri që shkel “vijën e kuqe”

10/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Prapaskenat e bisedimeve të Nuland me Ramën e Bashën. Kryeministri drejt pranimit të propozimit të ri që shkel “vijën e kuqe”

10/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Vendi

Victoria Nuland u paraqiti palëve një propozim të ri si shansin e fundit që ata të jepnin votën për reformën në drejtësi. Varianti, me gjasë i fundit, e bën kryeministrin Rama ta kapërcejë vijën e kuqe që ai betohej se nuk shkelej “edhe sikur të mos bëhej reformë kurrë” e që justifikohej se u hoq nga SHBA e BE dhe jo nga peneli i tij.

Lapsi.al mësoi se Ndihmës -Sekretarja Amerikane e Shtetit ia paraqiti atë fillimisht në tavolinë kryetarit të opozitës. Vetë Basha e konfirmoi këtë kur gazetarët e pyetën nëse “pati propozim konkret nga zonja Nuland”. “Pati. Diskutuam mbi bazën e propozimit tonë dhe propozimeve të tjera”, tha ai.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Propozimi, që mban prapë formalisht firmën e SHBA e BE, nuk ia lë më në dorë kryeministrit dhe shumicës mekanizmin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Komisionit të Vetingut dhe të Apelimit të Vetingut. Burime të lapsi.al thonë se ky variant përafrohet shumë me atë që PD paraqiti të premten. Për këtë arsye, Basha e ka pranuar atë pa hezitim.

Kjo ishte edhe arsyeja përse ai, në dalje nga takimi me zonjën Nuland, e ftoi mazhorancën të reflektojë mbi variantin e paraqitur.

“Presim, kërkojmë dhe ftojmë palën tjetër që përmes një reflektimi pozitiv, të diskutojë mbi meriatat e këtij propozimi dhe jemi të hapur që së bashku me palën tjetër, në mënyrë konsensuale t’i hapim rrugë kësaj cështej të vetme që i ndan palët sa i përket miratimit në parim të draftit kushtetues për reformën në drejtësi”, u shpreh Basha.

Zonja Nuland ka shprehur dakordësi edhe për insistimin e Bashës se paketa mund të miratohej vetëm me konsensus. Basha e la të kuptohej këtë në prononcimin për median menjëherë pas bisedimeve me të: “Thashë që kjo reformë mund dhe do të kalojë vetëm me konsensus politik”, deklaroi ai.

Dy orë më vonë Victoria Nuland ia vuri përpara në tavolinë këtë variant edhe kryeministrit Rama, si zgjidhjen e vetme që reforma të miratohej me votat e të gjitha palëve dhe jo me vota të trafikuara apo “të disa vëllezërve” që Rama kishte “kërcënuar” se do t’i gjente në të djathtën e parlamentit. Ndryshe nga thirrjet e ambasadorit Lu apo nga deklaratat e shefes së politikës së jashtme të BE, Mogherini, për “vota individuale”, ajo ia ka bërë të qartë kryeministrit Rama se vetëm konsensusi mund ta bënte të vlefshëm miratimin e reformës në parlament.

Kryeministri është gjendur përballë faktit se SHBA e BE “lëvizën” nga pozicioni i tyre, duke paraqitur një variant të ri, të ndryshëm nga ai i miratuar nga mazhoranca në Komisionin e Posacëm të Reformës në Drejtësi, të ndryshëm nga ai “me vijë të kuqe”, një variant që përfshin shqetësimet dhe propozimet e opozitës, gjithnjë duke ruajtur kornizën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, një variant që përjashtonte “votën individuale”.

Zonja Nuland tha në deklaratën e saj pas dy takimeve, se varianti i ri “është një projekt që do të ndihmojë të dy palët që ta mbyllin edhe hapësirën e vetme boshe”.

“Ambasadorët Lu e Vlahutin kanë bërë një propozim të ri që është për diskutim. Është një propozim i ri, në të cilin janë përfshirë ide të qeverisë dhe opozitës dhe që është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ky propozim ka mbështetjen time dhe mbështetje të gjerë nga Uashingtoni. E shqyrtuam me zotin Basha dhe zotin Rama këtë propozim dhe i kam nxitur ata që të mblidhen së bashku rreth asaj që është propozuar, pasi ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje”, deklaroi Ndihës –Sekretarja Nuland.

Zonja Nuland tha se “ky propozim përpiqet të përcaktojë edhe rolin e duhur të ndërkombëtareve në monitorimin e procesit të vetingut, duke ruajtur sovranitetin e Shqipërisë”.

Burime të lapsi.al thonë se në parim kryeministri Rama e ka pranuar propozimin e ri të zonjës Nuland edhe pse ky variant e nxjerr nga llogorja e pagenociueshmërisë që ai zuri për vetingun, duke ia imponuar opozitës si zgjidhje të vetme.

Kryeministri duket të jetë zmbrapsur, pavarësisht përbetimeve se ai nuk do ta “dorëzonte” vetingun edhe sikur të detyrohej të shkonte në zgjedhje dhe pavarësisht se tërheqja nga ajo mbi të cilën është betuar publikisht i ngarkon një barrë të rëndë përgjegjësie për dështimet e deritanishme, pasi ishte ai mori përsipër të mos tërhiqej “për asnjë arsye”, duke mos i lënë mundësi kompromisit.

Tags: edi rama
Previous Post

Ngelin ne testin e kolaudimit 33 mije e 500 automjete

Next Post

Moska: NATO po përqendrohet në kërcënimin rus që nuk ekziston

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Moska: NATO po përqendrohet në kërcënimin rus që nuk ekziston

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.