Rrefuzimet e shpeshta të PD-së, shtyrjet e mbledhjeve të komisionit, bojkotet dhe rrezervat me sa duket e kanë dhënë më në fund frutin e tyre. Ekspertët dhe diplomatët e huaj i kanë bërë me sa duket disa lëshime radikale partisë më të madhe të opozitës më qëllimin për të përfshirë atë me çdo kusht në votimin e reformës. Kështu tani që drafti përfundimtar është në duart e të gjithëve vihet re se hetimi nuk i kap ish ministrat e qeverisë Berisha.
Mediat e majta botuan dje në bllok një shkrim të portalit Lexo.al duke i bërë propagandë rrezikut të përfshirjes së Bëerishës në hetime. Titujt e mëdhej ishin: “Ja pse berisha nuk e do votimin e reformës”. Në fakt duket se pas kësaj fshihet diçka tjetër.
Sepse Lexo.al botoi të plotë pikën më të diskutueshme të kësaj reforme atë 135 të nenit 25 (shiko nenin të plotë në fund të shkrimit).
Aty flitej për mënyrën e ngritjes së gjykatave të reja të shkallës së parë dhe të apelit që do të merreshin me proceset e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por në juridiksionin e këtyre gjykatave ishin vërtet të gjithë ish presidentët dhe ish kryeministrave, por për çudi përjashtoheshin ish ministrat e para tre viteve dhe më shumë. Pra me një fjalë i shpëtonin hetimeve,të gjithë anëtarët e kabineteve Berisha, Nano dhe të qeverive përpara tyre.
Pyetja e parë që lind është: Pse është bërë ky “përjashtim” kur dihet se përshembull një ministër është shumë më i ekspozuar ndaj çështjeve korruptive sesa një President republike?
Pyetja e parë që të shkonte në mendje qe: Për të marë votat e grupit parlamentar të PD-së të populluar nga shumë ish ministra.
Natyrisht nga juridiksioni i kësaj gjykate nuk është përjashtuar Berisha (I cili ka dhën prova se di të mbrohet vetë) por janë qetësuar të gjithë anëtarët e kabinetit të tij.
Ky është me sa duket koncesioni i fundit që komuniteti ndërkombëtar i ka bërë PD-së për ta përfshirë në votimin e reformës. Sipas Mero Bazes që ka shkruar një editorial për këtë në Gazeta Tema, kjo nuk është reformë por një amnisti. Ja seç shkruan ai: “Nuk e kuptoj se me çfarë argumenti bëhet diskriminimi pozitiv i ish- ministrave që kanë qeverisur Shqipërinë dhe fokusohet përgjegjësia tek ata që do qeverisin nga 2013 e më pas. i vetmi shpjegim është Lulzim Basha.
Ai është kundër këtij hetimi, pasi si ish- ministër, ka një çështje të pambyllur me drejtësinë, e cila me këtë Gjykatë të Posaçme duhet të rihapet. Ai e ka mbyllur me procedurë padinë penale të Prokurorisë për abuzimet në “Rrugën e Kombit” dhe ka kërkuar si kusht që të mbështesë reformën, heqjen e ish- ministrave nga lista. Ai po ashtu është kandidat për t’u hetuar për vrasjet e 21 Janarit, ku ishte ministër i Brendëshëm. Përjashtimi i tij si një ish- ministër me dy çështje të hapuara e të pagjykuara nga drafti i reformës, e bën reformën një mekanizëm politik qesharak, pa asnjë vlerë për pastrimin e klasës politike shqiptare. Po kështu, me këtë kriter shpëton nga hetimi Famir Mediu, që e ka mbyllur çështjen me procedure, duke mos u paraqitur në gjyq derisa rimori mandatin e deputetit.
Lista bën të lumtur po ashtu disa prej ministrave që janë nën hetim, ose kanë denoncime për afera korruptive nga koha e Berishës”.
















