Aktualisht vetëm në Lidhjen Demokratike e Kosovës (LDK) hezitojnë të flasin për zgjedhje të reja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Por, edhe në të kaluarën vendi ka shkuar në zgjedhje në momentin që partneri i madh i koalicionit ka shprehur vullnetin për një gjë të tillë.
Kështu sipas subjekteve opozitare dhe analistëve zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se koalicioni nuk është duke kërkuar zgjedhje.
Sipas tij, Kadri Veseli vetëm nuk po e mohon mundësinë e zgjedhjeve nëse ka konsensus.






















