Një shqiptar i dënuar me 10 vite burg është vënë në pranga. Burime nga policia thanë se, një ditë më parë kanë vënë në pranga 41-vjeçarin Shkëlqim Kurpalaj, pasi është i dënuar nga gjykata e Milanos për disa akuza.
“Kurpalaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi Gjykata e Milanos me vendim të datës 18 shkurt 2013 e ka dënuar me 10 vjet burg, për Veprën Penale të “Emigracionit Ilegal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Atij i kanë mbetur për të vuajtuar dhe 9 vjet dhe 24 ditë burg.















