Një operacion antidrogë ka çuar në pranga në flagrancë 7 persona dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht. Ata akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike të ndryshme, në doza të vogla. Policia ka sekuestruar kokainë, kanabis sativa si edhe municione.
Të arrestuarit janë:
Islajd Shalcanj, 27 vjeç,
Arjan Shalcanj, 22 vjeç, (vëllezër)
Maril Pano, 26 vjeç,
Bledar Haxhi, 35 vjeç,
Astrit Shalcanj, 55 vjeç,
Naumand Cico, 25 vjeç,
Mikel Shalcanj, 22 vjeç, (283/2 dhe 278) të gjithë banues në Korçë.
Ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve: Dh. Gj, 21 vjeç, banues në fshatin Boboshticë dhe J. M., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit personal dhe të banesave të shtetasve të lartpërmendur, të ushtruara nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :



322 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
9 gram bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
1 peshore elektronike.
2 fishekë të kalibrit 9 mm.
Një sasi kartëmonedhash prej 210 Euro dhe 40.500 lekë të reja.
5 (pesë) automjete të markave të ndryshme me targat:
– TR 0010U tip “Mercedes-Benz”
-AA606IO tip “BMW” model X-5
– AA252MG tip “Wolsvagen “ Pasat
-KO7699B tip “Mercedes-Benz”
-AA 712IF tip “BMW”
12 aparatë celularë.
1 kompjuter dhe 1 Lap Top.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike (të ndarë në doza) në qytetin e Korçës, kundrejt pagesës.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Mikel Shalcanj.















