Agjentët kishin marrë informacione se i arratisuri shqiptar mund të ndodhej përtej zonës së Tontos. Pas hetimeve ata zbuluan se shqiptari mund të ndodhej në një shtëpi në rrugën Taormina. Ata i kanë bërë “pritë” shqiptarit duke ruajtur për orë të tëra banesën se kush dilte dhe hynte, derisa në orën 4 të pasdites së djeshme ka dalë më në fund Demiri, i cili është bllokuar dhe arrestuar nga policia.
Sipas mediave italiane, shqiptari e ndante banesën me vëllain e tij më të vogël, edhe ai me precedentë në trafikun e drogës. Në banesë efektivët gjetën 10 doza kokainë dhe një bimë marijuane. 29-vjeçari nuk i bëri rezistencë të agjentëve. Për t’i shpëtuar arrestimit ai udhëtonte me makina që nuk ishin të tijat dhe përdorte një kartë telefoni në emër të një pakistanezi.





















