Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se sot është bërë e mundur prangosja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Dashnor Oshafi, 29 vjeç, banues në Urë Vajgurore.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikimi i qënieve njerëzore” dhe “Emigracion i paligjshëm”.
Maksimumi i dënimit sipas ligjit italian është 25 vjet burg për këtë shtetas.
Po në kuadër të këtij plani masash, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Afrim Domi, 39 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.






















