• Latest
  • Trending
  • All

Pranga 49 hajdutëve të energjisë elektrike e 3 punonjësve të OSSHE

29/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Pranga 49 hajdutëve të energjisë elektrike e 3 punonjësve të OSSHE

29/10/2014
in Lajme, Vendi

Operacioni 

Policia mbështet OSSHE-në në 283 raste: Të arrestuarit, biznesmenë

Në total, Policia e Shtetit arrestoi dje 49 persona në të gjithë vendin, për vjedhje të energjisë elektrike, ku janë verifikuar 283 raste, të cilat ishin sugjeruar nga OSSHE. Në një njoftim për shtyp, Ministria e Brendshme thotë se aksioni është përqendruar në bizneset private, teksa në ditët në vijim do të operohet edhe me qytetarët, të cilët e vjedhin energjinë elektrike. Grupet e përbashkëta po ushtrojnë kontroll të plotë të territorit, duke filluar nga zonat me humbjet më të mëdha në rrjet dhe në çdo rast po kryejnë dokumentacionin për kapjen në flagrancë të vjedhësve të energjisë, duke bërë njëherazi dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Vjedhësit

Dje, strukturat e Policisë së Shtetit kanë mbështetur OSHEE-në në 283 raste. Pas kontrolleve të ushtruara deri në orën 19:00 të ditës së djeshme është marrë masa e arrestit në flagrancë ndaj 49 personave, kryesisht pronarë të subjekteve të biznesit, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe janë shpallur në kërkim 7 persona. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës janë arrestuar në flagrancë 21 pronarë të bizneseve të ndryshme, të cilët janë konstatuar që kryenin vjedhje të energjisë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, pronarë të subjekteve të biznesit. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit janë arrestuar 5 persona, pronarë të subjekteve të biznesit. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës janë arrestuar 6 persona. Ndërkaq, në Durrës, Kukës, Berat, Korçë dhe Dibër është arrestuar nga një person. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit janë arrestuar 2 persona, në Shkodër u arrestuan 3 persona, në Vlorë janë arrestuar 5 persona dhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës janë arrestuar 2 persona.

Bashkëpunëtorët

Nga strukturat e Policisë së Shtetit, po punohet dhe në drejtim të identifikimit të personave që krijojnë lehtësira për t’u kryer ky aktivitet i paligjshëm, siç mund të jenë punonjës të vetë OSHEE apo ish-punonjës të këtij institucioni, duke marrë dhe masa ndaj tyre. Në këtë kontekst, në të gjitha rastet e konstatimeve të krijimit të lidhjeve të dyfishta të energjisë elektrike për vjedhje apo abuzime të tjera do të kryhen hetime të plota për të identifikuar punonjësin që ka njohuri të posaçme për kryerjen e lidhjeve të tilla, duke filluar procedimin penal. Konkretisht, dje është arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës faturisti Ali Malaj dhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit është arrestuar inxhinieri Alban Milo dhe elektricisti Ilir Petani, në akuzën e konsumimit të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Policia e Shtetit thotë se do të vijojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm për vendin, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, apo duke mos paguar për konsumin që kryejnë, qofshin këto biznese, individë apo punonjës të institucioneve dhe të vetë OSHEE.

Operacioni

Dje, në Tiranë janë arrestuar 21 persona, mes tyre 18 pronarë të bizneseve që vidhnin energjinë elektrike dhe 7 familjare. Në pranga është vënë A.D, pronari i një diskoje në kryeqytet, për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Ndërkaq, edhe M.K, pronar lavazhi, A.H pronar i një mobilierie, L.B pronar ndërtimi dhe K.LL pronar i një servisi, janë arrestuar. Në total janë 6 komisariate të përfshira në këtë operacion, ku u verifikuan të paktën 80 biznese. Në disa raste, pronarët e bizneseve, që kanë vjedhur energjinë, janë larguar, sapo kanë parë punonjësit e OSSHEE dhe të policisë. Në Fier janë ndërprerë 103 lidhje të jashtëligjshme, teksa OSSHE ka mbledhur 190 milionë lekë nga shlyerja e detyrimeve e pohuar nga drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Fasko, i cili shton se “Ka një fluks të madh debitorësh për të paguar faturat e energjisë elektrike”. Aksioni në Fier u finalizua me ndërprerjen e energjisë për 103 abonentë, 9 prej të cilëve u ndaluan në flagrancë teksa vidhnin energjinë elektrike. Ndërkaq, në Korçë janë kryer 300 ndërprerje, ku 20 për qind janë biznese dhe pjesa tjetër familjarë, e konfirmuar nga Agim Pili, drejtor i OSHEE për Korçën. Nga ana tjetër, në Elbasan aksioni ka nisur nga rruga e Universitetit ku janë përqendruar edhe një numër i madh biznesesh dhe deri tani 168 raste të vjedhësve të energjisë kanë përfunduar në prokurori.

 

 

Plani

Tahiri dhe Gjiknuri, takim me 12 drejtorët e policisë

Për të analizuar të gjithë operacionin e zhvilluar dje në të gjitha rrethet e vendit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka thirrur në një mbledhje urgjente 12 drejtorët e policisë në qarqe dhe 12 drejtorët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Nga burime të Ministrisë së Brendshme mësohet se në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Nga ana tjetër, mësohet se në takimin që ka përfunduar rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme është diskutuar rreth koordinimit të mëtejshëm të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Para pak ditësh, Kryeministri Edi Rama dha një afat të shkurtër për të gjithë vjedhësit e energjisë elektrike, teksa dje Policia e Shtetit në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur aksionin në të gjithë vendin, ku në pranga kanë rënë 52 persona, mes të cilëve 3 punonjës të OSHEE dhe 49 shtetas që përfaqësojnë bizneset e tyre. Ndërkaq, gjatë takimit të djeshëm, Tahiri dhe Gjiknuri, në prani të drejtorëve të policisë dhe të OSSHE-së, përcaktuan objektivat e radhës, ku janë evidentuar vjedhje masive të energjisë elektrike, ku kryesisht këto raste kanë të bëjnë me biznese të cilët kanë kryer lidhje të paligjshme, kanë detyrime të prapambetura apo vijojnë të vjedhin energji elektrike. Sakaq, në ditët në vijim pritet që aksioni të shtrihet edhe te konsumatorët e thjeshtë.

 

 

Paralajmërimi

Gjiknuri: “Debitorëve do t’u ndërpritet energjia”

“Qytetarët që janë debitorë do t’ju ndërpritet energjia dhe ata që do të tentojnë ta rilidhin energjinë, pa autorizimin e korporatës, do të kryejnë një krim penal, sepse është ndërhyrje e paligjshme në rrjet”, këtë mesazh e lëshoi dje ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, i cili së bashku me Administratorin e OSHEE-së, Arben Seferi, ndoqën nga afër aksionin e Operatorit të Shpërndarjes dhe Policisë së Shtetit në autostradën Tiranë-Durrës. Lidhur me mundësinë e pagesës me këste nga personat që nuk kanë mundësi të paguajnë, Gjiknuri u shpreh: “E rëndësishme është që qytetarët që nuk kanë paguar energjinë ta paguajnë atë. Të shkojnë në zyrat e kompanisë së Shpërndarjes, të kërkojnë edhe mundësi të pagimit pjesor sipas mundësive që ka shoqëria”. Edhe me ndryshimet që kemi bërë në Kodin Penal, tha Gjiknuri, synimi ynë primar ka qenë ai grup që e vjedh energjinë elektrike për qëllime fitimi. “Abuzimi është i shtrirë në shumë drejtime, ka edhe abonentë familjarë të cilët abuzojnë, por e kemi filluar nga bizneset, do të vazhdojmë edhe me qytetarët e tjerë”, u shpreh Gjiknuri. Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, Gjiknuri tha se kjo është një betejë për ata që paguajnë, kjo është një betejë për stabilitetin e çmimeve të energjisë elektrike. “Pa këtë betejë për jetë a vdekje për sektorin energjetik, vendi do të kalonte në një kolaps financiar. Sektori nuk mund të akumulojë dhe përballojë më humbjet e abuzimit me energjinë”, paralajmëroi ministri Gjiknuri.

 

OSHEE

Seferi: Operacioni, i fokusuar te bizneset

Në një deklaratë për shtyp, drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa dhe drejtori i OSSHE-së, Arben Seferi, tha se të gjithë komisariatet e Policisë së Tiranës kanë qenë në terren së bashku me punonjësit e OSSHE. Sipas Çipës, operacioni u shtri në disa zona të kryeqytetit, të evidentuara më parë si zona problematike në drejtim të abuzimit me energjinë elektrike. Administratori i OSHEE, Arben Seferi, theksoi se operacioni është fokusuar te bizneset dhe jo te konsumatorët e thjeshtë. Ai bëri me dije se operacioni do të vijojë deri në eliminimin e këtij abuzimi. “Është bërë kapje në flagrancë të 21 bizneseve. Nuk jemi marrë me popullin, por me hajdutët e energjisë që e vjedhin energjinë për fitim. Pra, operacioni nuk është i fokusuar te abonenti familjar, por te bizneset”, theksoi Seferi.

Previous Post

Maqedoni, shkrepen dy predha mbi godinën e Qeverisë

Next Post

Aksioni i INUK, PD: Urdhërat e Ramës paralizojnë bizneset dhe familjet

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Aksioni i INUK, PD: Urdhërat e Ramës paralizojnë bizneset dhe familjet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.