Por, këtë iniciativë po e kundërshtojnë partitë parlamentare opozitare, të cilat po e quajnë farsë nismën e kreut të shtetit. Thonë se në Kosovë së pari duhet të zhvillohen zgjedhjet, e pastaj të hyhet në një reformë zgjedhore të mirëfilltë, meqë një gjë e tillë kërkon kohë, e sipas tyre, aktualisht nuk ka kohë për reformë të mirëfilltë, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Po ashtu edhe para më shumë se pesë viteve kishte nisur një reformë zgjedhore, por që asnjëherë nuk përfundoi, pikërisht për fajin e liderëve të partive të mëdha, PDK-së e LDK-së. Dy komisione parlamentare kishin punuar gati për rreth një vit, njëri për ndryshimet kushtetuese, e tjetri për ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet, por që asnjëherë nuk u votuan në Kuvend.






















