• Latest
  • Trending
  • All

Post-Demokracia si rrënuese e Demokracisë Liberale

07/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Post-Demokracia si rrënuese e Demokracisë Liberale

07/11/2016
in Aktualitet
Ese Politik: Rikthimi i Popullizmit në Politikë (2)

Shkruan: Blerim Shala

Politika e qendrës, apo, thënë ndryshe, qendra e politikës së vlerave të demokracisë liberale në Perëndim, është e sulmuar nga të gjitha anët në Evropë dhe në Amerikë, veçmas nga Popullizmi dhe nga politika tashmë e definuar si Post-truth politics (apo si Politika e post-të-vërtetës).
Si asnjëherë më parë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, po lëkunden dhe po mëdyshen themelet e demokracisë liberale në Perëndim.
Perandori persian Dari, në një mbishkrim në Persipol, i lutet Zotit që ta mbrojë atë dhe vendin e tij nga tre armiqtë më të mëdhenj: nga armiku, uria dhe nga gënjeshtra.
Armiku dhe uria janë gjendje që lehtë gjinden dhe lokalizohen. Kjo nuk vlenë për gënjeshtrën.
Gënjeshtra po tregohet gjithnjë e më e fuqishme në politikën perëndimore.
Alistair Campbell, njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Kryeminstrit britanik Tony Blair, na kujton në një rast që sipas thënies së moçme, ‘gënjeshtra e kalon gjysmën e Botës para se e vërteta t’i ketë veshur çizmet’.
Siç shkruan Michael Deacon, një analist i çështjeve politike në Britaninë e Madhe, përfaqësuesit më të zëshëm të Politikës së post-të-vërtetës, janë kundërshtarë të flaktë të statistikave dhe të fakteve të dëshmuara. Për ta, faktet janë negative, faktet janë pesimiste, faktet madje nuk janë patriotike.
Në përpjekje të vazhdueshme që të bindet qytetari i zakonshëm për qasjen e tyre, politikanët e sojit të këtillë, nuk duan të kenë punë me fakte, apo, ato manipulohen në të gjitha mënyrat e mundshme, ato kthehen përmbys, gjithçka i nënshtrohet emocioneve dhe ndjenjave të qytetarit, çdo gjë duhet të bëhet për ta vendosur lidhjen e qytetarit me ato instiktet themelore politike, të cilat ndërtohen mbi certifikatën e lindjes prej të së cilës duhet të ndërtohet çdo gjë në një shtet perëndimor.
Politika e post-të-vërtetës, ndërlidhet me një dukuri tjetër të cilën Colin Crouch e ka definuar si Post-demokracia. Sipas Crouch, dukuria e Post-demokracisë ngërthen në vete një kombinim të veçantë midis procedurave tradicionale të legjitimimit të udhëheqësisë shtetërore, përmes organizimit të zgjedhjeve të lira, me një debat publik zgjedhor, i cili në realitet i përngjet më shumë një spektakli mediatik, ku gjithçka lejohet, duke përfshirë edhe lojen me ndjenjat e votuesve, manipulimin më të vrazhdë me faktet dhe gjysmë të vërtetat, madje, edhe prodhimin sistematik të gënjeshtrave, me qëllim të sigurimit të përkrahjes së votuesve.
Shembulli më i njohur dhe më aktual i Post-demokracisë është fushata për Brexit në Britaninë e Madhe, në pranverën e këtij viti, kur ithtarët e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, në vazhdimësi kanë përsëritur një gënjeshtër që me largimin nga BE-ja, Londra do të kursej hiç më pak se 350 milionë funta në çdo javë (gati 400 milionë Euro).
Ata që kanë plasuar këtë gënjeshtër ordinere, e kanë ditur mirë se fjala është për mashtrim, i cili duhej të shërbente si ‘lëndë djegëse’ për ‘makinerinë’ e mbledhjes së votave kundër mbetjes së Britanisë së Madhe në BE.
William Daviesaug shkruan pak javë më parë që në bazë të analiazve të qëndrueshme, del që hiç më pak se 70 përqind nga deklaratat dhe prononcimet e Donald Trump-it, në fushatën e tij për postin e Presidentit të SHBA-së, janë gënjeshtra dhe spekulime të pabazuara.
Trump nuk bezdiset fare për këtë punë, sepse është një përfaqëues tipik i një politikani të post-demokracisë në Amerikë dhe në Perëndim.
Në të vërtetë, Politika e post-të-vërtetës, nuk është gjë tjetër veç një Popullizëm klasik, të cilit i është bërë një lloj i up-date në rrethanat bashkëkohore politike dhe mediatike.
Çfarë mund të thuhet këtu, nëse ta zëmë krahasojmë Popullizmin në politikë me Demokracinë Liberale?
Popullizmi i ofron qytetarëve zgjidhje të thjeshta, të shpejta, nganjëherë edhe të menjëhershme për problemet e shumta që ka një politikë dhe një shoqëri, ndërsa kjo rrugë e shpejtë për të dalë matanë, gjithmonë (këtë e ka treguar zatën përvoja historike), çon në qorrsokak. Popullizmi është një lloj ‘fast food-i’ politik dhe historik i cili dëmton ‘organizmin’ e një shoqërie.
Demokracia Liberale natyrisht është më e ngadalshme, sepse ajo bazohet në sistemin e ndërtuar me decenie me radhë, i cili nuk mund dot të funksionojë pa parimin e transparencës dhe të baraspeshës në procesin e vendimmarrjes.
Popullizmi synon t’ia prezentojë opinionin të vërteta e pakontestueshme politike, të cilat rëndom kanë si identitet të vetin përkatësinë etnike, fetare dhe raciale, apo, edhe përfaqësimin e ngushtë politik.
Popullizmi pra gjithmonë ofron pastërtinë fetare, nacionale, raciale si veçori vendimtare politike.
Popullizmi është ekskluziv.
Demokracia Liberale është inkluzive apo gjithpërfshirëse, sepse ky sistem ka për themel të vetin qytetarin si të tillë, pa dallim feje, etnie apo race, edhe duke marrë parasysh gjithë shumësinë e orientimeve politike.
Popullizmi gjithnjë është pasojë a konsekuencë e problemeve të pazgjidhura apo edhe të injoruara nga Demokracia Liberale, ndërsa vet mbijeton, jo duke i adresuar dhe zgjidhur problemet e trashëguara, por duke prodhuar probleme të tjera, për të cilat fajësohen ‘tjetri’, i ‘huaji’, i cili dallon për nga përkatësia fetare, kombëtare apo raciale.
Nuk ka Popullizëm pa armik të jashtëm dhe të brendshëm, pa idenë konstante të armiqësisë, e cila duhet të jetë mobilizuese e masave, garantuese e pushtetit, dhe frymëzuese e karakterit mesianik/ shpëtimtar të cilin e ka në vete çdo Popullizëm.
Popullizmi pra përherë ushqehet me urrejtje, aty nuk ka tolerancë fare.
Popullizmi, në thelb, nuk është politikë e mirëfilltë. Politika e njëmend bashkon njerëzit, legjitimon pushtetin me votë demokratike, dhe zgjidhë problemet e qytetarëve.
Popullizmi nuk është opium për popull. Ai është kokainë për popull. Ai të dalldisë dhe të çoroditë.
Mbase, dallimi më i mirë më i qëndrueshëm midis Popullizmit dhe Demokracisë liberale është veçimi në mes të bankës së mirëfilltë dhe firmës piramidale. Kjo e dyta, firma apo skema piramidale pra, siç e dimë të gjithë ne këndejpari, në bazë të përvojës tragjike të Shqipërisë së viteve të nëntëdhjeta, arrinë të mbledhë me të shpejtë të gjitha kursimet e qytetarëve të thjeshtë, përmes ofertës së kamatave apo përfitimeve marramendëse mujore, të cilat ushqejnë lakminë njerëzore. Banka e mirëfilltë, ofron siguri të plotë dhe fitimet modeste për kursimet e qytetarëve.
Çdo firmë piramidale si dhe çdo Popullizëm, përfundon në të njejtën mënyrë: Duke plaçkitur paratë dhe shpresat e qytetarëve të zakonshëm, duke lënë prapa vetes trashëgiminë që matet me shumë të këqija, shpeshherë, edhe me tragjedi të përgjakshme.
Si matet Demokracia dhe si Popullizmi? Apo, cilat janë njësitë matëse të Popullizmit dhe të Demokracisë?
Demokracia matet me votën e qytetarëve. Ajo është statistikë, është sasi, është numër, që pastaj përkthehet në Qeveri dhe në Parlament, në përbërjen e tyre, për të sjellë kështu një cilësi të re politike në një vend.
Popullizmi njeh si njësi matëse vetëm ‘Popullin’, si një tërësi që nuk matet dot, apo liderët popullist gjithmonë pretendojnë që kanë mandatin të flasin në emër ‘të popullit’, i cili natyrisht, kategorizohet në bazë të tipareve të pastra biopolitike, ose tek komunistët, në bazë të përkatësisë klasore.
Demokracia bëhet me kushtetutë dhe ligj, dhe i nënshtrohet kushtetutës dhe ligjit. Popullizmi prish kushtetutë dhe ligj, apo, ai nuk njeh fare themelin legal të një shteti.
Demokracia ndërtohet me mendje dhe me gjykime, Popullizmi me ndjenja dhe me paragjykime.
Ashtu sikurse të gjitha Demokracitë Liberale janë të njejta, kudo që funksionojnë, ashtu edhe Popullizmat i kanë tiparet e përbashkëta, kudo që paraqiten.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nesër: Në rastin e Kosovës, Popullizmi si politikë kërcënon vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës, apo, suksesi i tij (eventual), do të ketë si pasojë dështimin e shtetit të Kosovës.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Britani, mes fëmijëve refugjatë edhe shumë shqiptarë

Next Post

Trump: Jemi lodhur duke u udhëhequr nga njerëz budallenj

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Trump: Jemi lodhur duke u udhëhequr nga njerëz budallenj

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.