Nga ana tjetër, deputeti portugez Julio Miranda Calha u shpreh se Portugalia do të vazhdojë përkrahjen për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe për aspiratën e Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në NATO dhe BE.
Ndërsa, deputeti tjetër, Bruno Vitorino, shtoi se Portugalia vazhdon të kërkojë njohje të reja për Kosovën nga shtetet që ende nuk e kanë njohur.
Thaçi falënderoi deputetët portugez për pjesëmarrje aktive në seminarin Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila herë të parë i ka zhvilluar punimet në Kosovë.





















