Sipas këtij televizioni, porosia e Bashkimit Evropian është se ajo ka nevojë për një Maqedoni me një qeveri stabile që do të mund të luftojë me të gjitha sfidat, ndër të cilat edhe kriza e refugjatëve.
Donald Tusk javën e ardhshme viziton edhe Slloveninë, Bullgarinë dhe Greqinë, për të folur për krizën e refugjatëve dhe shtegun ballkanik.
Kurse, vizita në Maqedoni nuk ishte e paraparë, por kriza politike në këtë shtet ka bërë që Tusk të vizitoj edhe Shkupin. Kjo vizitë do të bëhet të hënën.






















