Pikërisht në momentin kur çdo veprim i tij është nën lupën jo vetëm të amerikanëve, por të gjithë botës, Donald Trumb, nuk ndalet së surprizuari për keq.
Pak ditë më parë gazeta e njohur “NY Times” publikoi një shkrim, ku thuhej se Trump kishte ngacmuar seksualisht më shumë se 30 femra, të cilat shkonin të kërkonin punë te ai.
Por sot një pornostare ka deklaruar se është takuar disa herë me Trump në “Playboy mansion”. Miss Madison, “lepurushka” që ka dalë në faqen e parë të “Playboy”, thotë se është takuar disa herë me Trump.
“E kam takuar disa herë atë, por nuk e njoh shumë mirë. Ka qenë i sjellshëm dhe i këndshëm”, thotë ajo. Megjithatë 36-vjeçarja nuk ka dhënë më shumë detaje rreth takimit.
Por dihet nga të gjithë, se në festat që bëheshin në “Playboy mansion”, vilën e botuesit të revistës së famshme, gjithmonë përfundonin me seks.



















