Sekretari amerikan i shtetit Michale Pompeo deklaroi në një intervistë për Bild se është shumë e rëndësishmë të kuptohet si nisi epidemia e ku filloi saktësisht.
Vetëm duke i sqaruar qartazi rrethanat e gjenezës së pandemisë, thotë shefi i diplomacisë amerikane, mund të sigurohëmi që dicka e tillë të mos ndodhë më në të ardhmen.
“Është e një rëndësie kyce të kuptojmë si rriten këto viruse, si fillojnë, me qëllimin që kështu të reduktojmë rrezikun e tyre”, u shpreh ai, duke përmendur raportet se sëmundja filloi në një treg kafshësh të egra në Ëuhan, por sipas tij, duhet një vlerësim i ekspertëve më të mirë botërorë, përfshirë dhe ata kinezë, për ta saktësuar origjinën e virusit.
I pyetur ndërkohë nëse Kina duhet të paguajë për dëmin, ai tha: “Ne po mundohemi të gjejmë rrugën për t’u siguruar që të ulim rrezikun në ditët, javët apo muajt që do të vijnë. Jemi shumë të përqëndruar tek kjo gjë. Do të vijë dhe koha që të gjithë e kuptojmë se çfarë ndodhi dhe ata që janë përgjegjës për këtë, të japin llogari. Unë kam shumë besim se ai proces do të zhvillohet. Për momentin, mendoj se është absolutisht thelbësore që të përqendrohemi në detyrën që kemi përpara nesh, duke vendosur sisteme të tilla që të mund të rihapim ekonominë Amerikane, dhe në fund të fundit edhe ekonominë globale. Do të ketë një kohë edhe për fajësime”, ka thënë ai.



















