Të punësuarit me Shkollë të mesme janë në këto Departamente: 23 në DITSHL, 24 në DSPIMNQ, 2 në DOJQ, 3 në DASHC, 10 në ASHI, 1 në DL, 2 në Z.B&F, , 3 ne Zyrën e personalit, 1 në departamentin e prokurimit, 5 Staf civil, shkruan lajmi.net.
Derisa 24 persona më Shkollë të mesme që janë në Departamentin e Standardeve dhe Politikave të Inxhinieringut dhe të Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare (DSPIMNQ), 28 janë me kualifikim superior.
Sipas të dhënave të publikuar në ueb-faqen e ministrisë, DSPIMNQ është përgjegjëse për hartimi e Standardeve Teknike duke zhvilluar aktivitet në hulumtimin dhe adaptimin e BE standardeve teknike për nevojat e MAP duke pasur për baze Ligjet për projektim dhe ndërtim te Kosovës.
Po ashtu është përgjegjëse për menaxhimin e projekteve të të gjitha institucioneve shtetërore Misioni i DSPIMNQ-së është udhëheqja politikave të pasurisë shtetërore, aplikimin dhe përshtatjen e standardeve teknike të EU-së (BE-së), akomodimin e gjithë stafit të institucioneve, si dhe mirëmbajtjen e të gjitha aseteve shtetërore ku është i vendosur stafit në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ne kuadër te Departamenti i DSPIMNQ veprojnë tre divizione te cilat kane detyrat e tyre specifike: Divizioni i Politikave te Patundshmërisë dhe Standardeve (DPPS): Divizioni i Menaxhimit të Projekteve ( DMP ): Divizioni për Menaxhimin e Ndërtesave (DMN).
Ndërsa, 23 personat e punësuar me Shkollë te mesme janë në Divizionin i TI dhe Shërbimeve logjistike, i cili është në kuadër të departamentit Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. Divizioni ku janë të punësuar këta persona, sipër përshkrimit të Ministrisë, iu ofron ndihmë dhe iu siguron mbështetje logjistike dhe administrative departamenteve të tjera funksionale, si dhe siguron rrjedhën e informatave të duhura dhe koordinimin e çështjeve administrative brenda departamentit dhe në raport me departamentet e tjera të Ministrisë. Po ashtu kontribuon në zhvillimin dhe në arritjen e standardeve cilësore të administrimit dhe të veprimtarisë së përgjithshme të Ministrisë me qëllim të përmbushjes së strategjisë së gjithëmbarshme.
Në Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) janë të punësuar 10 persona më këtë kualifikim shkollor. Ndërsa, sipas të dhënave të Ministrisë, kjo Agjenci kryen këto punën: 1.1. propozon dhe koordinon të gjitha politikat që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në institucionet e Kosovës; 1.2. harton dhe siguron zbatimin e strategjisë së qeverisjes elektronike dhe të planit të veprimit përkatës, për aprovim në Qeveri; 1.3. udhëheq dhe mbikëqyr zbatimin e projekteve që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit në institucionet e Kosovës. 2. Agjencia përkrah zhvillimin e teknologjisë së informacionit, nxit investimet në fushën e shoqërisë së informacionit, zhvillimin e sistemeve të aftësimit në teknologjinë e informacionit dhe bën koordinimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e proceseve dhe të mekanizmave të qeverisjes elektronike në fushat e mëposhtme: 2.2. zgjerimin e shërbimeve të internetit dhe të përmbajtjeve të internetit në institucionet e Kosovës; 2.3. akumulimin, administrimin, përhapjen dhe ruajtjen e të dhënave, duke krijuar Qendrën shtetërore të të dhënave elektronike; 2.5. sipas nevojës, ndihmon institucionet relevante në luftimin e krimit elektronik (cyber crime); etj.
Ndërkaq, një zyrtarë me Shkollë të mesme është i kyçur edhe tek tenderët, pasi është i punësuar në Zyrën e prokurimit.























