Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka mbushur sot 136 vjet nga krijimi i saj. Këtë ditë përkujtimore historike e kanë kujtuar disa nga politikanët e trojeve shqiptare.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko tha se Lidhja ishte dita kur shqiptaria pa vetveten.
“Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar. Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, adminstrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga periudha e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lidhja e Prizrenit është pasqyra ku shqiptaria ka parë dhe shikon veten. Mbijetesa shqiptare filloi në Prizren… për tu përmbyllur vonë në 1912 në Vlorë. Kjo ditë ka psherëritimën kombëtare ” Ah sikur…”!”, shkruan Majko.
Hashim Thaçi kujton Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke thënë se ajo ishte dita kur nisi rrugëtimin liria e popullit shqiptar.
“Si sot 136 vite më parë në Prizren nisi rrugëtimi i popullit shqiptar drejt lirisë dhe pavarsisë. Ne u jemi mirënjohës rilindasve që morrën pjesë në Lidhjen e Prizrenit dhe gjithë atyre luftëtarëve e veprimtarëve nëpër gjenerata që nuk kanë hequr dorë nga ideali i lirisë as në kohë shumë të vështira. Veprën dhe sakrificën e tyre ne do ta kujtojmë në përjetësi dhe do ta përdorim si burim frymëzimi në përpjekjet tona për ta bërë Kosovën një vend më të zhvilluar e të lumtur”, ka shkruar në profilin e tij Thaçi.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një status, shkruan se kjo ditë na kujton të mbajmë gjallë lidhjen mbarëshqiptare













